Berisha: Maxhorancën nuk e zë dhjetori, Rama kumbar i krimit
Seanca e sotme në kuvend nisi me tension mes PD-PS, aty ku u shty për të enjten e ardhshme, votimi i komisionit për Reformën Zgjedhore. Nga jashtë kuvendit, në një prononcim për mediat, ish-kryeministri Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj Kryeministrit Rama, duke e cilësuar këtë të fundit si kumbar të krimit.
Por ish-kryeministri e ka çuar vëmendjen se krimi dhe banadt, ku është shprehur se pas shpërthimit të situatës në Elbasan, qyteti tjetër ku krimi është agresiv dhe pritet të shpërthejë është në Shkodër. Sipas tij, çdo ditë biznesi po ikën nga ky qytet dhe po ja dorëzon bizneset krimit.
”Po del e qartë si drita e diellit çdo ditë se Shqipëria është në darën e tmerrshme, sundimin e plotë të qeveritarëve të drogës dhe krimit. Në këtë kontekst dua të ju them se ajo që shpërtheu në Elbasan, dy herë ne strehë, më agresive është në Shkodër. Nga ky qytet po ikin bizneset, po ia dorëzojnë krimin. Trafikantët bëjnë ligjin në çdo sekondë të 24 orëshit. Vlorën e patë vetë në çfarë katandisje është. Deklarata ime është kjo: Shqipëria ka një krye të meduzës së krimit të organizuar i cili është Edi Rama. Çdo deklarata e tij, nuk e ndihmon luftën ndaj krimit, por i jep strehë atij që është koka e meduzës. Për mua, kryekumbara i Shqipërisë është Edi Rama. Nëse flasim për krimin, duhet të flasim për Edi Ramën”.
Sali Berisha ka deklaruar para gazetarëve pas ndërprerjes së seancës se maxhorancën nuk e zë dhjetori në pushtet pasi ka frikë të flasë.
“Kjo shumicë po tregon se dhjetori, siç e ka nis nga frika e tmerri nuk e zë. Çfarë po kërkon opozita aty? Po kërkon që ky komision në dritën dhe të raportit të OSBE ODIHR të bëjë një diskutim. Këta nuk duan diskutim, e mbyllin. Këta kanë frikë nga fjala”, tha z. Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

