Berisha, maxhorancës: Më 11 maj ju vjen fundi, jeni të pashpresë!
Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe njerëzit e tij të ngushtë për vjedhje dhe abuzime.
Berisha e akuzoi Ramën për fshehjen e veprimeve të dyshimta.
Sipas Berishës, Rama po përpiqet të fshihet pas një gënjeshtre, duke pretenduar se sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi është në spital, ndërkohë që laptopi i tij që përmban prova për vjedhjet që janë kryer, ndodhet në prokurori.
“Po ju vjen fundi nga njeriu që nuk guxon të shkelë më në Kuvend që është bërë i shkallmuar me një gjuhë që meriton çdo epitet, gjuhë qenefi. Sa herë flet vetëm gjëra të tilla nxjerr. Pse nuk vjen këtu? Ku është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Agaçi që dhuron nga 30 hektarë tokë? A keni përgjegjësi para qytetarëve kur ai ia mbath e ju thoni është në spital, është në intubim.
Këtë rrugë do të ndiqni?
Laptopi ka të gjitha vjedhjet që ka bërë Rama dhe njerëzit pranë tij.
Arsyeja e dytë është dosja McGonigal që po shpërthen. Damian e di që ti kë thënë që të ka urdhëruar Rama, por ligji thotë urdhrat të jashtëligjshëm mos i zbato.
Laptopi i tij është në prokurori, jeni të pashpresë”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

