Berisha me prodhuesit e bimëve medicinale: Do të negociojmë me SHBA-në për zero tarifa

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se pas 11 majit do të negociojë me qeverinë amerikane për vendosjen e tarifave zero në tregtinë mes dy vendeve.

“Qëndrimi ynë është negociata me qeverinë e SHBA për zero tarifa. Kjo me kërkesën që qeveria amerikane do të na përgjigjet njëlloj. Le të mendojmë se qeveria amerikane nuk e plotëson këtë, ne do t’ju subvencionojmë. Do të bëjmë gjithçka me grante.

Të dashur përfaqësues të njërit prej sektorëve më të rëndësishëm do ta quajë të Shqipërisë natyrale, sektorit të bimëve medicinale të vendit.
Së pari, u përshëndes shumë përzemërsisht ju dhe të gjithë fermerët, grumbulluesit, përpunuesit, eksportuesit të bimëve mjekësore, bimëve eterovajore të Shqipërisë.
Shpreh vlerësimin tim më të madh për punën që ju bëni, kontributin shumë të çmuar që jepni në ekonominë e këtij vendi.
Shqipëria është ndoshta për sipërfaqe, kilometër katrorë, vendi më i pasur që mund të ekzistojë në bimësinë e saj, në biodiversitetin e saj.
Shqipëria ka një pasuri shumë të madhe tek bimët eterovajore, bimët mjekësore, aromatike, që kanë një treg të pashterrshëm, të garantuar dhe që nuk ka pasur mbështetjen e duhur nga shteti.
Është injoruar në një mënyrë ose në një tjetër.
Përveç kësaj, këtij sektori, që është sektor eksporti, këto vitet e fundit i ka ndodhur edhe një goditje shumë e rëndë nga narkoeuro.
Sepse ju jeni sektor eksporti dhe natyrisht transaksionet janë në dollarë dhe euro.
Krijimi i narkoeuros, zhvlerësimi i saj nga euro e bimëve helmuese, drogave, ka bërë që me qindra e qindra sipërmarrje eksporti të falimentojnë dhe me dhjetëra mijëra shqiptarë të humbasin vendet e punës.
Ne në projektin tonë për Shqipërinë Madhështore, ne konsiderojmë sektorin e bujqësisë një sektor të rëndësisë parësore për realizimin e këtij projekti.
Dhe jemi zotuar për një përmbysje të plotë të sistemit aktual, të qëndrimit të këtij sistemi ndaj bujqësisë, blegtorisë, bimëve aromatike, etj.
Ne do të dyfishojmë buxhetin për këtë sektor dhe do të katër ose pesëfishojmë subvencionin për fermerët”, tha Berisha.

SHKARKO APP