FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha në Postribë: Shqipërinë do ta shpëtojmë nga ky regjim që po shkatërron genin shqiptar

Kreu i PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të kryengritjes kundër regjimit komunist në Postribë të Shkodrës.

Në fjalën e tij, Berisha tha se pas 76 vitesh nderon veprën heroike të luftëtarëve për liri të Postribës.

“Përulem para këtyre heronjve”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, Berisha u ndal edhe në qeverisjen e vendit dhe tha që “do ta shpëtojmë Shqipërinë nga ky regjim që po shkatërron qenien shqiptare”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por sot përsëri pas 76 vitesh Shqipëria është në një rrezik të madh sepse përjeton vendosjen e monizmit, të pushtetit të një partie, të përqendruar në duart e një cubi që s’ka moral, s’ka nder, s’ka asgjë që vjedh e plaçkit qytetarët dhe ky është Edi Rama. Përdor çdo fatkeqësi ndaj tyre për t’i shtypur, vjedhur më shumë.  Me rritjen e çmimeve fiton qindra miliona, qytetarët i mashtron me thërrime. Sot përsëri Postriba është në rrezik, Shqipëria është në rrezik.

Idealet e tyre të lirisë do t’i mbrojmë dhe se Shqipërinë do ta mbrojmë nga ky regjim armiqësor, i egër, hajdut që po shkatërron çdo ditë qenien shqiptare. Ju ftoj të vazhdojmë qëndresën tonë gjer në përmbysjen përfundimtare të një armiku të egër që quhet Edi Rama”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?