Berisha: Nga cunami i protestës, Rama ikën në koshin e plehrave
Në një prononcim për mediat nga protesta e cila është zhvendosur para Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha, është shprehur se Edi Rama edhe në vrimën e miut po të jetë, ky cunam i shqiptarëve për Berishën do të rrëzojë nga pushteti. Në Shqipëri vijon Berisha, Rama i ka ditët e numëruara.
“Një gjë është e sigurt, kjo protestë do përmbysë Edvin zografin e dytë. Forcë në Botë që e shpëton nga ky vrull i fuqishëm nuk ka dhe nuk do të ketë. Le të shkojë në shkretinat më të largëta të Azisë, por në këtë vend i ka ditët e numëruara. Unë sot jam protestues. Protesta ka një vrull të madh në rritje, sot Tirana është kryeqyteti i botës për protestën. Atë fat që pësoi diktatori dhe junta atë fat do pësojë Rama. Deputetët që lanë mandatet dhe qytetarët që po i mbështesin e shndërruan në çështje botërore protestën. Kurrë s’ka pasur kaq shumë mbështetje një lëvizje anti shtet. Edhe në vrimën e miut të shkojë nuk do mund të shpëtojë nga ky cunam. Një herë në shkretira pastaj në tunele mbatharak si ai s’ka, është i pashpresë. Policët e thjeshtë do t’i kthejnë bërrylin shumë shpejt”,-tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

