Berisha nga Dropulli: Sirenat e ndryshimit po ushtojnë në të gjithë Shqipërinë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar në Dropull, kandidatin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Thanas Maneka. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se sirenat e ndryshimit po ushtojnë kudo në Shqipëri dhe në Dropull.

“Besoj se nevoja jetike e ndryshimit, sirenat e të cilit po ushtrojnë në të gjithë Shqipërinë, në Dropull dhe minoritet po ushtrojnë edhe më fuqishëm, por ndjehen edhe më fuqishëm’, tha ai.

Gjithashtu Berisha i është përgjigjur deklaratave të sotme të Edi Ramës në Elbasan.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Hiç dorë nga kërcënimi dhe terrorizimi i zgjedhësve në minoritet dhe në Shqipëri, sepse tani çdo shqiptar e ka marrë vesh që ti ke vendosur monizmin, apo pushtetin personal në Shqipëri dhe të garantoj se shqiptarët janë absolutisht të vendosur të të japin atë që meriton çdo monizëm në botë, atë që i kanë bërë monistit të parë edhe ty dhe çdo monizëm në botë’, tha Sali Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?