FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha nga Fieri: Lulzim Basha fara e keqe që s’e kuptuam!

Ish-kryeministri Sali Berisa ka sulmuar Lulzim Bashën nga Fieri. Berisha tha se Lulzim Basha ishte farë e keqe që u fut në PD dhe e shkatërroi atë.

Berisha deklaroi se Basha nuk ka asnjë parim dhe se bën gjithçka për të mbajtur karrigen e tij edhe duke marrë peng selinë e PD, të cilën e quan shtëpinë e lirisë.

Basha ishte një fare e keqe e që ne nuk e kuptuam. Ky dëshmoi se është i zhveshur nga çdo parim dhe se është i gatshëm që për karrigen e tij të bëjë gjithçka. Pasi dështuan në marrjen peng të PD dhe në përpjekjet e tyre primitive për të dekurajuar. Foltoret dhe Kuvendin e lirisë, tani këta mjeranë, Rama me pengun e tij kërkojnë të arrin peng shtëpinë e lirisë, shtëpinë tonë. Më lejoni për secilin prej jush për çdo shqiptarë t’u sqaroj, t’u garantoj se këtu nuk është problemi për një karrige apo për një zyrë, se ne jemi aq zemërgjerë sa do i falim Lul bravës 20 karrige dhe 20 brava”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?