Berisha: Nuk votojmë draftin e KQZ nëse nuk pranohet kërkesa jonë për të votuar emigrantët pa pasaportë biometrike

Sali Berisha tha se PD nuk do ta votojë draftin e KQZ nëse nuk pranohet kërkesa e tyre për të votuar emigrantët pa pasaportë biometrike.

Pra, ne e bëmë edhe kompromisin, por meqenëse u kërkua që të bëjmë ndryshime me lëshime reciproke, kjo nuk duhet të jetë fare lëshim se nuk mund të ketë forcë politike që të pranojë të ndëshkojë dy të tretat e shqiptarëve se nuk kanë letërnjoftimet shqiptare apo pasaportat në xhep.
Në këtë kontekst, unë ftoj edhe njëherë, në radhë të parë KQZ që të bëjë demarshet zyrtare dhe të shprehet publikisht sepse zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese është një detyrim madhor kushtetues.
Përndryshe, ne do organizojmë demonstratat më të fuqishme pranë ambasadave të narkoshtetit, por jo vetëm pranë ambasadave.
Pra, do të nisë një lëvizje e re e fuqishme e mosbindjes civile, kjo që është në Shqipëri, do vazhdojë në botë.
Nuk mund të pajtohemi kurrë me një frikë dhe absurditet që tregon regjimi ndaj votës së emigracionit.
Kjo do të thotë të përjashtohesh të paktën 1 milion shqiptarë nga e drejta e votës.
Edhe njëherë u bëj thirrje të gjithë emigrantëve dhe diasporës të përgatiten për protestat më të fuqishme para selive të ambasadave që përfaqësojnë narkoshtetin, i cili kërkon t’i dënojë ata dhe de facto t’ua mohojë të drejtën e votës.

Asnjë votim nuk bëhet për këtë çështje në Parlament nëse mohohet kjo. Nëse Parlamenti sanksionon praktikën e mohimit të votes së ⅔ të shqiptarëve, ne nuk e pranojmë këtë. Ne po dërgojmë ligjin në Parlament i cili sanksionon njohjen e dokumenteve biometrike të të gjithë shqiptarëve që kanë shtetësi shqiptare“, tha Berisha para gazetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?