Berisha para gazetarëve: Vettingun e ka kërkuar PD, socialistët kundër
Berisha ironizoi pasardhësin e tij, Edi Ramën duke shtuar se dhe vet ai në Kuvend pohoi se nuk kishte kërkuar asnjëherë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.
“Ne kemi kërkuar vettingun, socialistët ka qenë kundër. Rama sot ishte i qartë. Tha që s’ka kërkuar hapjen e negociatave.”, tha Berisha.
Teksa u pyet nëse opozita do të merrte pjesë në komisionet parlamentare, ish-lideri i PD-së theksoi se nuk ishte pjesë e vendimmarrjes së partisë. “Kjo është pyetje që i takon kryetarit të PD. Në çështje vendimmarrëse të PD nuk ndërhy. Jam jashtë vendimmarrjes.”, përfundoi Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

