FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha paralajmëron protesta kundër Ramës: Shpejt e gjithë Shqipëria do të jetë në Tiranë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se kishin parashikuar një protestë masive më 18 dhjetor, por që është shtyrë për shkak të referendumit që do të ndërmerret nga Komisioni i Rithemelimit.

Berisha ka thënë se askush nuk do e ndalojë revolucionin, dhe më tej ka shtuar se shumë shpejt, Edi Rama do e ketë të gjithë Shqipërinë në Tiranë.

“Detyra kryesore është referendumi. Anëtarët e këtij komisioni do të jenë non stop në terren. Sipas detyrave që u janë ngarkuar. Protesta kombëtare, ajo ishte dhe është opsion të jemi transparent, një opsion ishte më datë 18. Po problemi është se referendumi duhej bërë për shkak të festave që vijnë. Edvin Kristaq Ramën e shpëtoi referendumi i peng Bashës, sepse do të kishte pasur të gjithë Shqipërinë në Tiranë. Por do të vijë shpejt ajo, revolucionin s’e ndalon kush”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?