Berisha paralajmëron Ramën: Hiq dorë nga projekti për portin e ri të Durrësit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka lëshuar akuza në drejtim të qeverisë për portin e ri të Durrësit.

Berisha pohoi se me koston e fryrë të këtij porti të ri që do të duhet një dekadë për ta përfunduar, do të sjellë rritje të kostos së transportit të mallrave.

Dëmi i është i pallogaritshëm, pasi me këtë lëvizje taksapaguesi shqiptar gjobitet me 1 mld euro. Sipas Edi Ramës, do të përdoren për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano. Po të kemi parasysh se ky ndërtim kërkon 1 dekadë për t’u kompeltuar, po të kemi parasysh spostimin e portit të Vlorës, kostoja e transportit të mallrave nga Tivari i Malit të Zi, rritet në mënyrë të ndjeshme. Gjobë e re për taksapaguesit shqiptarë. Denoncoj këtë aferë korruptive të përmasave të parapara. I kërkoj Edi Ramës që të heqë dorë nga përpjekjet për ndërtimin e Dubait të familjes së tij në Durrës“, tha Berisha në një deklaratë për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?