FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha pas përfundimit të Kuvendit: Një moment madhështor i rithemelimit të PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha pas përfundimit të punimeve të Kuvendit ka mbajtur një deklaratë për mediat. Berisha u shpreh se ky është një nga Kuvendet më të veçanta jo vetëm këtu, por në Europë dhe në botë.

“Dua të përshëndes sot demokratët dhe qytetarët shqiptarë për këtë ngjarje më e veçanta, më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve. Ky Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të Partisë Demokratike, i pari i këtij lloji në Europë e në botë. Një moment madhështor i rithemelimit të PD-së i cili është me misione të mëdha, misionin e rivendosjes së të drejtës së shqiptarëve të votës së lirë pa opozitë kukull. Ky është Kuvendi i parë që zhvillohet në një arenë sportive futbolli. Sot u zhvillua ndeshja mes lirisë dhe të ardhmes”- tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?