Berisha për Bashën: Politikani i vetëm në botë që bën konferencë shtypi pa gazetarë dhe kamera. Nesër fundi i pengut të pabesë

Pas konferencës të kreut të PD-së në selinë blu, ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka vonuar në reagimin e tij, ku thekson se Lulzim Basha nën panik dhe i barrikaduar në bunkerin e tij, bëri një konferencë shtypi pa gazetarë dhe kamera brenda”.

“Ky është politikani i vetëm në botë që del dhe flet me vete pasi askush nuk e beson më! Basha mund të delirojë dhe të mashtrojë se ai ka mbështetjen e 95% të shqiptarëve, 99% të amerikanëve dhe 110% të evropianëve, por askush nuk e kupton dot përse një politikan që pretendon që ka shumicën e dy kontinenteve, mbyllet me hekura dhe beton në një bunker”, shkruan ish-kryeministri në facebook.

Po ashtu Berisha thotë se nesër është dita e lirisë dhe fundi i pengut të pabesë që ka 8 vjet që pasurohet mbi djersën, vuajtjet dhe humbjet e demokratëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Koha e tij mbaroi. Sot, i madh e i vogël brenda dhe jashtë Shqipërisë e ka të qartë që Lulzim Basha është “non grata” për të gjithë demokratët. Është i tillë sepse në 8 vjet u solli atyre vetëm humbje dhe dështim. Në 8 vjet shkeli dhe shiti sakrificat e tyre për të mbushur xhepat e tij dhe të familjarëve në pazare të pista me Edi Ramën! Dhe sot kur demokratët e kanë braktisur masivisht, mendon se do gjejë shpëtim në mashtrime dhe dyer të blinduara! Kjo është metamorfoza më e shëmtuar, por e merituar e një besëpreri që pasi ka shitur e tradhëtuar të gjithë demokratët për interesat e tij private, e sheh veten të braktisur brenda një bunkeri”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?