Berisha për gazetën greke “Manifesto”: Nëse PD fiton, marrëveshja për detin do të përfundojë

Njeriu që thuhet se ka qenë mjek i Hoxhës (ndonëse e mohon), që ka shërbyer si president dhe kryeministër në vendin e tij, u përjashtua nga Partia Demokratike që e themeloi, u shpall persona non grata në SHBA, u akuzua për korrupsion dhe u vu në arrest shtëpie, por arriti të rimarrë udhëheqjen e partisë së tij, shkruan gazeta greke “Manifesto”, që ka intervistuar demokratin gjatë vizitës së tij në Athinë.

Tani, në moshën 81-vjeçare, ai kërkon të fitojë në zgjedhjet e ardhshme shqiptare dhe të rikthehet në postin e kryeministrit pas 12 vjetësh, vijon gazeta, që citon Berishën teksa thotë se “beteja vazhdon”.

Kam privilegjin e madh të kem luftuar kundër dy diktaturave në jetën time. Ndihem plot energji dhe motivim”, tha Berisha pas takimit që zhvilloi me shqiptarët që jetojnë në vendin fqinj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për rrëzimin e marrëveshjes për përcaktimin e zonave detare që nënshkruan qeveritë Karamanlis – Berisha në vitin 2009, kryedemokrati tha për gazetën greke se Rama e rrëzoi “për shkak të interesave të tij”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo çështje do të zgjidhet përmes dialogut me frymën e mirë, ashtu siç e bëmë në 2009 me vullnetin për ta zgjidhur problemin. Këtë synojmë. Nëse Partia Demokratike fiton zgjedhjet, marrëveshja do të përfundojë dhe marrëdhëniet Shqipëri-Greqi do të jenë shumë të shkëlqyera”, u shpreh Berisha.

Gjatë intervistës, ish-kryeministri hodhi akuza ndaj pasardhësit të tij në krye të qeverisë, Edi Ramës.

Nëse keni kohë, ejani në Shqipëri, do të gjeni zhvillime kaq të pabesueshme dhe të paimagjinueshme me Edi Ramën dhe qeverinë e tij, që janë një organizatë e vërtetë kriminale. Absolutisht! Edi Rama drejton shtetin e parë dhe të vetëm narkotikat në Europë. Kryeministri shqiptar ka një koordinues në zyrën e tij për ‘çdo aktivitet mafioz’. Shteti shqiptar dhe krimi i organizuar janë një operacion i përbashkët”, tha Berisha që në fund e mbylli intervistën me shprehjen e huazuar nga fushata e presidentit amerikan Donald Trump. Po punoj për ta bërë Shqipërinë të Madhe përsëri, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?