Berisha: Protesta e mbrëmshme nuk ishte për Berishën, por për vendin
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për mediat një ditë pas protestës së 7 korrikut në bulevardin kryesor të Tiranës.
Në fjalën e tij para gazetarëve, ish-kryeministri tha se protesta e mbrëmshme nuk ishte për Berishën, por për vendin.
”Jam sot këtu para jush për të shprehur mirënjohen time më të thellë. Falënderimet e mia më të përzemërta, ndaj të gjithë atyre qytetarëve, demokratë, anëtarë të shoqërisë civile, anëtarë të partisë politike opozitare, qytetarë pa parti. Protesta e mbrëmshme nuk ishte për Berishën, por krizën ekonomike, për rritjen e çmimeve, për korrupsionin, për vendin”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

