Berisha nuk mbështet direkt idenë e Metës për Qeveri Teknike

Ish kryeministri Sali Berisha u pyet sot për deklaratën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili tha se në shtator do të nisin përgatitjet për qeveri teknike.

Nuk kemi diskutuar, por teza jonë është kjo: Që Edi Rama duhet të largohet një ditë e më parë. Pas largimit të kësaj qeverie, natyrisht detyra më themelore është përgatitja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

A do ngarkohet një qeveri teknike apo si do quhet ajo, apo “ad hoc” për të përgatitur zgjedhjet është diçka që do vendosin forcat politike por largimi i Ramës është absolut“, tha Berisha ditën e sotme në një dalje për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë Ilir Meta deklaroi dje se do të bënte në shtator Qeveri Teknike. Por si dhe me çfarē mënyre ai nuk e tha. Sot Berisha tha se duhet të largojmë Ramën nga qeveria duke mos e precizuar Qeverinë Teknike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?