Berisha: Rama është i pashpresë edhe nëse ringjallet Enveri
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka manipuluar realitetin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ditën e djeshme, Rama nxori se shqiptarët kanë një simpati apo mendim pozitiv për Enver Hoxhën.
Ish-kryeministri kujton një deklaratë të liderëve të qendrës së djathtë të Europës, ku Enver Hoxha cilësohej si Hitleri shqiptar i pasluftës.
Berisha e ka dënuar përpjekjen e Ramës për manipulimin e opinionit publik dhe shprehet se edhe nëse do të ngjallte Enver Hoxhën nga varri, kryeministri është i pashpresë.
Më poshtë, postimi i Berishës
Pollet e Edvinit per atin e tij shpirteror, nje manipulim i turpshem i realitetit!
Te dashur miq, dje, nje e ashtuquajtur kompani studimi te opinioneve, e lidhur historikisht koke e xhep me Edvinin, nxorri se shqiptaret ne mase te madhe paskan nje sipmati apo mendim pozitiv per Enver Hoxhen, diktatorin me mizor, me barbar te Europes se Pasluftes se Dyte Boterore.
Ne ekspozene e ketij trillimi te paskrupullt, te bere me qellim nga Edi Rama, per fat te keq asistonte si per ta bere me te besueshem dhe ambasadori i OSBE Brochard.
Me kete rast ju rikujtoj shqiptareve se ne pranveren e vitit 1991, lideret e partive te qendres se djathte te Europes nje nje deklarate te vecante cilesuan diktatorin Enver Hoxha si Hitlerin shqiptar te Pasluftes, dhe vetem pak kohe me vone nje studim opinioni nxirrte partine e Enver Hoxhes, PPSH, 24% para PD ne zgjedhje, nderkohe qe rezultati i votimit tregoi nje diference prej 42% ne favor te PD.
Duke denuar kete perpjekje primitive per te manipuluar opinioni publik nga Edvin Krisaq Rama me veglat e tij, theksoj dhe nje here se Piktori deshtak edhe po te ngjalle Enverin nga varri eshte i pashpres! sb
KOHA JONË SONDAZH

