Berisha: Rama i pamëshirshëm, njoftoi rritjen e energjisë elektrike
Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi nga Shkodra se paketa e ndihmës që Kryeministri Edi Rama u ofroi shqiptarëve është sa 1/8 e asaj që ka futur në arkë nga rritja e çmimeve.
“Vetëm dje Rama dhe qeveria e tij tregoi fytyrën e tij të vërtetë të pamëshirë, cinike ndaj shqiptarëve. Ai paraqiti një paketë gjoja ndihmëse me 50 mln euro, në një kohë kur vetëm nga rritja e çmimit të mallrave që ju keni blerë në dyqane nga bordet komuniste, arka e tij ka fituar 400 mln euro gjer tani.
Nga këto 400 mln euro, në vend tua kthente ju një për një, që keni paguar me çmime stratosferike, ai vendos 1/8 për ju. Vendos më shumë për luksin tij, vendos shumë më tepër për klientelën e tij. Jo vetëm kaq, por dje ai njoftoi rritjen e çmimeve. Rritjen e çmimeve të energjisë për ata që konsumojnë mbi 800 kilovat.
Kush janë këta?! Se këta gënjejnë nga mëngjesi në darkë. Në 2011, tregonte se 340 mijë familje shqiptare kishin më shumë se një banesë sepse kanë ndërtuar, tani kjo përqindje është me lartë. Tani ky do t’i gjobisë në mënyrë cinike të pashpirt.
Goditet shtresa e mesme, goditen mjekët, inxhinierët, biznesi i vogël, këta nuk e përballojnë dot më jetë dhe detyrohen të largohen dhe kush ngelen, ngelen Rama, oligarkët e tij dhe njerëzit që ai i varfëron.
Dje kisha një të ri që kishte ardhur nga Italia vite më parë. U trishtova se më tha doktor unë po shes ato 2 biznese në një fushë shumë interesante sepse këtu nuk mund të shtyhet më. Ka shkatërruar mjedisin e biznesit”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

