Berisha: Shqipëria nuk është e varfër, është e vjedhur

Sali Berisha ka publikuar spotin e radhës me titull “Shqipëria nuk është e varfër, Shqipëria është e vjedhur”.

“Miliona euro u vodhën për luksin e shfrenuar të rilindjes. 21 milionë euro për fluturimet e Ramës me avion taksi. Darkat 10 mijë euro në restorante të shtrenjta. 4 milionë euro për oborrin e Kryeministrisë, që vetëm Edi Rama mund ta shohë. Në një vit shqiptarët kanë humbur një rrogë”, deklaron PD.

“Tepsia u vodh nga ministrat e rilindjes, nga kryebashkiakët kriminelë dhe krimi i organizuar. Në datën 14 maj nuk votojmë vetëm bashkitë. Votojmë kundër vjedhjes. Ndryshimi në duart e tua! Në 14 maj voto numrin 1, ‘Bashkë Fitojmë’. Shqipëria nuk është e varfër, Shqipëria është e vjedhur. Kjo është tepsia që Edi Rama u kërkonte shqiptarëve. Çfarë bëri këto vite Edi Rama me këtë tepsi?”, thuhet më tej.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?