Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 12:13 Elisa Spiropali: Popujt e kanë fuqinë të ndryshojnë edhe ata që pretendojnë se janë të përjetshëm Nga Elisa Spiropali, deputete e PS Serbët shprehën masivisht me votë vullnetin e tyre për ndryshim, duke mbyllur kështu, ndoshta përgjithmonë, epokën e dominimit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
Lajmet e fundit
Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Berisha: Shqipëria shihet si shtet i mafias, protestë të enjten për dorëheqjen e Ramës

Politikë E hënë, 3 Qershor 2024 14:53
Berisha: Shqipëria shihet si shtet i mafias, protestë të enjten për dorëheqjen e Ramës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sali Berisha ka reaguar pas transmetimit të episodit të radhës investigativ me në fokus Shqipërinë, të Rai 3. Sipas tij, Shqipëria në sytë e publikut Europian dhe botëror shihet tashmë si një shtet i mafias dhe drogës. Në një deklaratë nga banesa ku qëndron që prej 30 dhjetorit 2023, Berisha tha se pikërisht për këtë arsye qeveria duhet të largohet. Po ashtu bëri thirrje që qytetarët të protestojnë të enjten në orën 11:00 tek Parlamenti, ku siç tha ai, do të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

FJALA E PLOTE

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Zonja dhe zotërinj! Shqipëria sot paraqitet para opinionit publik, evropian dhe botëror, si gazi i dheut, si shteti i mafias, drogës dhe krimit. Në dokumentarin e mbrëmshëm të RAI-3, emisioni më i ndjekur i të gjithë medieve italiane, në shkrimin e djeshëm të Bild për narkoshtetin shqiptar, Edi Rama, vëllai i tij Olsi, qeveritarët, leitnantët damkosen përfundimisht si bosët më të rrezikshëm të mafias në Europë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Them më të rrezikshëm sepse këta janë mafiozët në pushtet. Është ky narkoshtet që ne denoncuam para jush, me forcën më të madhe dhe opinioni publik botëror që me instalimin e tij, me vendimin e kanabizimit të Shqipërisë, i cili dikton tashmë çdo ligj, çdo kod, çdo rregull. Është ky narkoshtet që me fuqinë e tij, ndërmori agresionin më të pashembullt ndaj shqiptarëve. I zhbiu ata, i zboi ata si kurrë në histori nga vatrat e tyre. Është ky shtet i krimit dhe mafias, që nuk njeh ligje, kushtetutë dhe as norma. Që mobilizoi mafian ndërkombëtare në një sulm të pashembullt për shkatërrimin e opozitës shqiptare, si zëdhënëse e vetme e qytetarëve të ndershëm shqiptarë, e atdhetarëve shqiptarë.

Është ky narkoshtet me në krye Edi Ramën që po ndan me familjarët e vet fonde dhe pasuri publike të shqiptarëve si në asnjë vend tjetër. Arben Ahmetaj është dëshmitarë okularë. Është njeriu që i ka parë në zyra Pëllumb Gjokat, Troplinët, Abdylët, Ndokët, Rrajat, Dervishët, Çelët, duke marrë urdhra kundër opozitës. Bajrët për vjedhjen e votave. Është Arben Ahmetaj që ka parë aty Edi Ramën, siç kemi njoftuar tek miratonte planet e resorteve të tyre.

Qytetarë dhe qytetare! Në mënyrë të përsëritur kemi denoncuar dyshimet shumë të mëdha që ekzistojnë në përdorimin e ‘Ismailit’, avionit taksi të Edi Ramës për transportin me baule diplomatike të ngarkesave të mëdha të narkoeurove dhe kokainës. Pra, jemi siç e shifni, në një narkoshtet që me tentakulat e tij ka zhdukur votën e lirë. Po plaçkit pasuritë e shqiptarëve dhe i dëbon ata jashtë vendi.

Të dashur qytetarë dhe qytetare! Ky ishte vetëm një kapitull dhe ju garantoj, vetëm maja e ajsbergut të narkoshtetit shqiptar. Se në rast se do të njiheshit me dosjet e ‘Metamorfozës’ me dosjet e 7 familjeve mafioze, bosët e të cilëve u larguan pa u hyrë ferra në këmbë, nga Shqipëria. Në rast se do të njiheshit me përmasat e dosjes McGonigal, me përmasat e mafias tjetër ndërkombëtare që me Edi Ramën në aleancë, vepron kundër shqiptarëve dhe interesave të tyre, ju do të kuptonit se ajo që keni dëgjuar, është thjeshtë një kapitull, apo si të thuash maja e ajsbergut e asaj që ju kërcënon qenin tuaj, kërcënon fëmijët tuaj, kërcënon pasuritë tuaja, kërcënon jetën tuaj.

Ndaj dhe qytetarë dhe qytetare, ju bëj thirrje ditën e enjte në orën 10:00, të grumbullohemi para parlamentit të krimit për të protestuar dhe kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kreut të narkoshtetit shqiptar, Edi Rama. Kalimin në një qeveri teknike dhe natyrisht zgjedhje të lira dhe të ndershme. Beteja jonë për largimin e të keqes së madhe që quhet Edi Rama, është betejë për jetë a vdekje, për të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë, integrimin europian të Shqipërisë. Ndaj dhe ftoj shqiptarët të lënë çdo gjë, të mblidhemi para parlamentit në orën 10:00 të enjten. O sot o kurrë. Faleminderit, fitore!

Etiketat e lidhura

ramaSali Berisha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elisa Spiropali: Popujt e kanë fuqinë të ndryshojnë edhe ata që pretendojnë se janë të përjetshëm
Tani

Elisa Spiropali: Popujt e kanë fuqinë të ndryshojnë edhe ata që pretendojnë se janë të përjetshëm

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami
Para 9 minutash

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!
Para 11 minutash

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë
Para 23 minutash

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 5 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 18 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 16 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 14 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.