Berisha: S’ka bravë dhe forcë që mund të më ndalojë!

Ish-kryeministri Sali Berisha ia ka bërë të qartë kryetyarit të shkarkuar të PD-së, Lulzim Basha, se vetë Berishën dhe mbështetësit e tij nuk ka forcë e bravë që i ndalon.

Në një konferencë për mediat nga ambientet e selisë blu, ku u shkallmua dhe një prej dyerve të kësaj godine, Berisha s’i ndali ironitë për Bashën, që e cilësoi si “Lul brava”.

Pyetja kur një pakicë mendon të shtypë një shumicë, ajo ose është pakicë totalitare, ose është pakicë terroriste. Ose është pakicë banditeske. Mbyllja e dyerve të selisë për PD nga pengBasha, apo Lul Brava është akt i shëmtuar. Siç është i shëmtuar, futja e eksponentëve të armatosur të qeverisë dhe banditë në selinë e demokratëve. Kjo është selia e lirisë, dhe jo e armëve. Në këtë kontekst, nuk është Sali Berisha as këta zotërinj të përkohshëm që ka bërë lojë me brava. Ka bërë lojë me brava në mënyrë të turpshme. E ka nisur dhe bitisur Lulzim Brava. S’ka bravë, forcë, s’ka asgjë që mund të ndalojë këtë revolucion pa zbatuar vendimet e anëtarëve të tij. Edhe një herë, besoj se u shpreha qartë”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?