FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha sulmon Bashën nga Këshilli Kombëtar: Në 8 vite udhëheqje dështake!

Sali Berisha në fjalën e tij në Këshillin Kombëtar ka sulmuar paraardhësin e tij në krye të kësaj partie, Lulzim Basha për drejtimin e dështuar në 8 vite të PD-së.

Në këtë proces ne ja dolëm, përkundrejt vështirësive të jashtëzakonshme, të jemi sot opozitë e vërtetë. Më të fuqishëm se kurrë në ekzistencën tonë të jemi më të vendosur se kurrë në misionin tonë. Sa herë që të analizosh këtë proces, të papërsëritshëm, gjen se merita absolute u takon anëtarëve dhe anëtarëve të PD-së. Dy janë sëmundjet kryesore të opozitës, e para pazaret me qeverinë për interesa personale. Ne jemi shembulli më tragjik, PD në vitet e shkuara. Drejtim betejë për interesin kombëtar. PD kaloi nga humbja në humbje për shkak të udhëheqjes së saj problematike, dështake, për shkak të pazareve të udhëheqjes së saj dhe jo për shkak të anëtarëve. Ata iu përgjigjën çdo thirrje në 8 vite, sakrifikuan dhe bënë çdo sakrificë të madhe në 8 vite. E gjitha kjo përbën një detyrim madhor për ne”,– tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?