Berisha: Surrel News apo Haberet e Surrelit!

Nga Sali Berisha-

Njoftim. Sot në 10:30 në ERTV, në haberet e Surrelit, do të ndiqni:

Lajmi i parë:  vaksina vjen më datë 10 janar falas për të gjithë ata që më besojnë, sa për të tjerët ….!!! Në dhjetor vërtet u njoftua se po udhëtoj për New York për të mbushur avionin e madh në dispozicion me vaksina, por me hutuan soldet e Krishtlindjeve dhe u detyrova të mbush me mallra baulet e mia. Në fund të fundit, në këtë botë unë i falem vetëm Lindës dhe askujt tjetër nuk i kërkoj ndjesë as vetë Zotit. Tani radhën e keni ju për vaksinën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmi i dytë: mbledhjet e qeverisë i janë dhënë me konçesion, Braçes, pasi Kryeministria u mbush me COVID-19. Por përsëri gjithnjë punoj fort dhe ato ndiqen me “Zoom” nga sarajet e Surrelit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?