Berisha, takim me deputetët britanikë: I informova për…

Kryetari i PD, Sali Berisha ka dhënë detaje lidhur me takimin që zhvilloi me katër deputetë konservatorë britanikë në selinë blu, një ditë më parë.

“Dje pata kënaqësinë e vizitës në zyrë të deputetëve konservatorë britanikë z. Andrew Rosindell (ministër hije për Marrëdhëniet me Jashtë), z. Martin Vickers (kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar), znj. Philippa Broom anëtare e Bordit të Grave Konservatore, dhe z. Pierre Plumeajau, këshilltar.
I informova miqtë britanikë për vështirësitë e mëdha të krijuara nga keqqeverisja dhe ndjekja e një politike të ekstremit të majtë dhe ndikimit të Soros në vend, dhe domosdoshmërinë e një përmbysje të madhe që do çrrënjosë kalbëzimin e institucioneve, përdorimin e drejtësisë si armë kundër kundërshtarit politik, dhe do ndalojë shpopullimin e vendit.
Programi i Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme do të jetë transformues për Shqipërinë…
Mirëprita dëshirën dhe angazhimin e Partisë Konservatore britanike për të mbështetur PD në zgjedhjet e 11 Majit për luftën kundër narkoshtetit dhe rënien e tij.
U theksova se vota e diasporës, përfshirë atë në Britaninë e Madhe, do të jetë kyçe për këtë ndryshim në Shqipëri”, shkruan Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?