Berisha: Të qartësohet lidhja e “turistëve” me shërbimet!

Kreu i PD Sali Berisha në një komunikim për mediat ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për cënimin e sigurisë kombëtare në vend.

Agresorët e ushtarëve në detyrë u ndaluan dhe janë në hetim. Cila është lidhja e tyre me shërbimet duhet të qartësohet, por e vërteta është se përdorimi i lëndëve neuroparalizuese dhe toksike djegëse kundër ushtarëve kompromenton thellësisht misionin e tyre ‘turistik’. Por unë sot jam këtu për të thënë se kërcënimin më të madh në këto vite ndaj sigurisë kombëtare me akte madhorë e ka bërë personalisht Edi Rama. Ju rikujtoj se 5 vite më parë në një mënyrë të pashembullt në historinë e një vendi të lirë apo ajo, mediat shqiptare publikuan të gjitha organigramet e shërbimit të shërbimit informativ shtetëror , emër dhe mbiemër, ato publikuan dhe rrogat e tyre. Duke ekspozuar kështu këtë shërbim ndaj të gjitha shërbimeve tjera jomiqësore. Këtë e ka bërë Edi Rama sepse askush tjetër nuk Shqipëri përveç kryeministri që firmos strukturën e shërbimit ka të drejtë të njihet me të.”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?