FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha ulet me gazetarët në kafenenë pranë selisë blu (FOTO)

Pas deklaratave të forta të bëra para selisë së PD, ish-kryeministri Sali Berisha është ulur në një kafene aty pranë.

Siç shihet dhe në pamje, Berisha është ulur në kafene, i shoqëruar nga mbështetësit e tij, ku në krah të tij janë ulur Floriana Garo, Bujar Nishani e të tjerë, si dhe gazetarët, të cilëve u ka kërkuar të lënë mikrofonët dhe të ulen për kafe, meqë siç theksoi vetë ai, nuk i ka ftuar për Vit të Ri.

Gjatë bisedës me gazetarët dhe mbështetësit, Berisha nuk i ka kursyer dhe ironitë për Bashën, teksa është shprehur mes të tjerash se “Ku është i zoti i lokalit, kafe mercenarëve të Bashës mos iu servirni, u thoni s’keni punë këtu. Nuk është puna t’i diskriminojmë, por të shkojnë në shtëpitë e tyre, janë në mision të gabuar, misioni ynë ka qëllim t’i shërbejë qytetarëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, po me ironi, Berisha ka shtuar se “raki në orar të punës në asnjë mënyrë, se trembet Gazi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?