“Bild” nxjerr përgjimet e reja mes Vangjush Dakos dhe Astrit Avdylajt

Ashtu siç kishte paralajmëruar gazetari Piter Tide, gazeta prestigjioze gjermane “Bild”, ka publikuar përgjimet mes Astrit Avdylajt të grupit të Shijakut dhe Vangjush Dakos dhe jo vetëm me të. Nga përgjimet tregohet afërsia mes tyre dhe në një moment, Astrit Avdylaj i përmend Dakos emrin e Edi Ramës.

Më pas ata lënë një takim, ndërsa në tavolinën me Avdylajn është edhe një drejtor. Në regjistrimin e dytë, Astrit Avdylaj bisedon me kryetarin e Bashkisë së Shijakut, të cilin e thërret në një takim me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Në regjistrimin e tretë është sërish Avdylaj që bisedon me Arjan Ndraxhin, vëllain e deputetit socialist të Shijakut, Ilir Ndraxhi, para se ky i fundit të zgjidhet në Parlament. Ndërsa në një tjetër regjistrim, Avdylaj bisedon me kryetarin e Partisë Socialiste të Shijakut, Elton Arbana, me të cilin flet me tone të ashpra.

“A duhet lejuar ky vend të anëtarësohet në BE?”, pyet “Bild”. “Shqipëria do, Brukseli nuk trazohet shumë dhe Gjermania shpreh mbështetje për negociatat e anëtarësimit, duke folur për progres në demokratizimin e tij. Por në fakt, – shkruan “Bild”, – vendi po zhytet në kaos. Është në një udhëkryq mes demokracisë dhe republikës së mafies”.

Gazeta e njohur gjermane, Bild, ka nisur publikimin e telefonatave që kishte paralajmëruar gazetari i saj, Peter Tiede, që thuhet se faktojnë blerjen e votave nga PS. Në telefonatën që mban numrin gjashtë, Bild shkruan se tregohet se si:”Bosi i mafias vë në rresht politikanët”. ”Astrit Avdylaj, kreu i klanit kriminal ‘Avdylaj’ në Shijak telefonon Gjushin (Vangjush Dako, kryebashkiak i Durrësit). në atë moment, Astrit Avdylaj është në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Durrës, në praninë e drejtorit të zyrës dhe Vath Allës, një ish-i dënuar për vrasje për të ”mbaruar” një punë për llogari të Allës. Në këtë telefonatë mes Avdylajt dhe kryebashkiakut Dako, është e qartë lidhja e ngushtë mes tyre. Astrit Avdylaj e di që kryebashkiaku Dako ishte deri vonë një natë më parë me kryeministrin Edi Rama. Ai më pas i thotë Dakos që të anulojë planet e tij për të udhëtuar në Ishëm, për të siguruar që ‘puna’ që Alla po kërkon, të përfundohet tek zyra e hipotekës nga drejtori që telefonon Anin dhe më pas Dakon për t’u takuar me të dhe më të dënuarin për vrasje, Vath Alla. Kryebashkiaku Dako pranon dhe ndryshon agjendën,” shkruan Bild.

Biseda e parë Astrit Avdylaj-Vangjush Dako

Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë mo vëlla, se ke takuar Ramën dje, keni ndejtur jeni kënaqur.
Vangjush Dako: Ça bone?
Astrit Avdylaj: Ça bëhet?
Vangjush Dako: Mirë, mirë.
Astrit Avdylaj: Nga je vëllai…
Vangjush Dako: Dëgjo
Astrit Avdylaj: Hë vëlla…
Vangjush Dako: Thuaj byrazerit që unë po iki në Ishëm tek ata çunat atje
Astrit Avdylaj: Jo pra tashi se do ta lemë një çik më vonë, se jam këtu me çunat unë (Vath Alla).
Vangjush Dako: Ku je ti?
Astrit Avdylaj: Këtej nga hipoteka me Anin (Ani Dyrmishi, drejtor në Durrës), Ani do vij të takoj një çik drejtorin apo…..?
Vangjush Dako: Ato Allat janë aty apo…?
Astrit Avdylaj: Po Vath Alla është këtu me mu drejtëpërdrejtë, e kam këtu live, përballë në tavolinë, po na dëgjon tashti.
Vangjush Dako: Epo mirë takohemi në Durrës atëherë.
Astrit Avdylaj: Jo do takohemi atje, e kemi lënë orarin atje vëllai, mbaroi. Do takohemi atje nga dreka se s’bën. Le të mbarojmë një çik punë me Anin këtu, po presim Anin, sa të shkojë te bashkia tha ai. Po e pret vëllai këtu te hipoteka.
Vangjush Dako: Mirë, mirë
Astrit Avdylaj: Hajde të du fort vëllai

*KLIKONI NE KETE LINK PER TE DEGJUAR PERGJIMIN AUDIO*

Biseda e dytë mes kryetarit të bashkisë së Shijakut dhe Astrit Avdylit 28 mars 2017

Astrit Avdyli: Alo?
Ardian Kokomani: He mo
Astrit Avdyli: Si je kryetar?
Ardian Kokomani: Si ke qenë ti?
Astrit Avdyli: Mirë faleminderit, ca po bon?
Ardian Kokomani: Jam akoma këtej, sa kemi mbaruar dhe po hamë drekë?
Astrit Avdyli: Mirë, po a e di pse të mora unë?
Ardian Kokomani: Po…
Astrit Avdyli: Nesër kemi një takim në orën 10:00 të mëngjesit
Ardian Kokomani: Po, po, të dëgjoj…
Astrit Avdyli: Unë, ti, Gjushi, Liri (Ilir Ndrazhi), vëllai i Lirit dhe ju, do të pimë një kafe nesër në orën 10:00, prandaj të kam marrë sot
Ardian Kokomani: Nesër në orën 10:00 është ceremoninë te pallati i Kulturës se është ceremonia se ka vdekur Niko Bespalla dhe takohemi atje.
Astrit Avdyli: Do takohemi te një kafe, do sjellim edhe Paparitin që të jemi nesër, a më kupton
Ardian Kokomani: Pa merak…
Astrit Avdyli: Edhe sot ato dhe po diskutonim, ishte dhe Juli. Kështu që e kupton? Është ai, por të jesh edhe ti, e kupton…po nuk ishte ti, a më kupton
Ardian Kokomani: Eeeee
Astrit Avdyli: Alo…ca më the?
Ardian Kokomani: Pa merak, se atje do të jem në Durrës se do të jem edhe në Durrës
Astrit Avdyli: Mirë, ngaqë do ashtu që të jesh edhe ti më këto, a më kupton
Ardian Kokomani: Po, po
Astrit Avdyli: Mirë, pra faleminderit
Ardian Kokomani: Hajt, hajt

Biseda e tretë mes Arjan Ndrazhi (vëllai i Ilir Ndrazhit) dhe Astrit Avdylit

Arjan Ndrazhi: Tio, s’ia çove si je?
Astrit Avdyli: Si ‘ia çove Arjan, mirë, mirë je?
Arjan Ndrazhi: Mirë, mirë
Astrit Avdyli: Ça bëhet?
Arjan Ndrazhi: Hiç mo mirë këtu me çunin, ti mirë je?
Astrit Avdyli: Mirë, mo, kalojmë, të mora e kanë thirrur gjë apo jo vëllain
Arjan Ndrazhi: Jo, morë ai totë se do ta takohemi nesër, ka fol Juli, do rrimë nesër Ridin, Astrin dhe Julin dhe pastaj me Gjushin do të takohej për punë pune….si nga ana e punës
Astrit Avdyli: Ok, unë po pres nesër pasnesër, ne e kena në xhep dmth e a kupton vëllanë tat?
Arjan Ndrazhi: Po, po…
Astrit Avdyli: Po presim, ai më tha mua në 25, ishte edhe Eltoni aty, te vuri të 10-tin apo 11-tin i tha Eltonit (Eltron Arbana)
Arjan Ndrazhi: Elton Arbanës aaa, epo mirë, mirë
Astrit Avdyli: Unë jam duke punuar këtu te lagja ime, nuk kam dalë njëherë në pazar, por jam duke takuar cdo njeri…
Arjan Ndrazhi: Ok, ok
Astrit Avdyli: E kam shumë shumë ashtu edhe duhet të jemi shumë të nderuar edhe nga ai sipër që duhet të na shohë me një kështu…Duhet ti japim një 10-çe me zero që edhe ai të habitet
Arjan Ndrazhi: Po, po e vërtetë…Bëji një telefon Julit mos të shkoni të pini një kafe te puna
Astrit Avdyli: Mirë, pra o rob Zoti
Arjan Ndrazhi: Ti e ke numrin e Julit?
Astrit Avdyli: Po e kam, i bëj vetë, hajd gjithë të mirat
Arjan Ndrazhi: Ia kalofsh mirë

Biseda mes Astrit Avdylit dhe Elton Arbanës, i cili asokohe ka qenë kryetar i PS-së Shijak, kandidat i PS-së për kryetar bashkie në Shijak (31 mars 2017)

Në përgjimin e radhës të medias gjermane ”Bild”, Astrit Avdylaj shfaqet duke folur në telefon me një kandidat për deputet, të Partisë Socialiste. Në këtë përgjim dëgjohet komunikimi mes Astrit Avdylajt dhe Elton Arbanajt. ”Me një ton të irrituar të zërit, ai i telefonon Arbanës dhe i thotë se Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit po i vendos gjoba disa njerëzve në Sukth dhe se ai nuk po i telefonon dot Gjushit (Vangjush Dako- kryebashkiak i Durrësit) për t’i kërkuar që të ndalojë kjo, pasi kryebashkiaku i Durrësit është me Edi Ramën në Zvicër në një udhëtim”, shkruan Bild.

Elton Arbana: Astrito?
Astrit Avdylaj: Si ja çove?
Elton Arbana: Ça bone, si ja kalove?
Astrit Avdylaj: Mirë si jeni?
Elton Arbana: Mirë, ça bëhet, si ke qenë?
Astrit Avdyli: Vallai mirë.. ti?
Elton Arbana: Hajt mo mirë, ja tu lujt letra me çunat këtu.
Astrit Avdylaj: A e di ku e kisha hallin apo jo?
Elton Arbana: Urdhëro…
Astrit Avdylaj: A e njef atë të INUK-t, atë drejtorin ti?
Elton Arbana: E njof mo, Dallëndyshen?
Astrit Avdylaj: Ore lëre Dallëndyshen, këtë të Durrësit, ça është ky i Durrësit, Artur…
Elton Arbana: Artur Çela, i bashkisë
Astrit Avdylaj: Eeee.
Elton Arbana: Po e njof.
Astrit Avdylaj: I kujt bashkie është ky, i Shijakut?
Elton Arbana: Jo jo i Durrësit, i Vangjushit
Astrit Avdylaj: Po s’ka qenë aty Vangjushi se ishte dje me Edin o vëlla… Merre o vëlla edhe thuj o b….. q…., ke shkuar aty tu vënë gjoba në fermë nga 5 milionë lekë o vëlla. Merre tashti, se nuk është Vangjushi këtu.
Elton Arbana: Se mu më kanë heq, u bënë 4 ditë. Ta marr në telefon, te kush?
Astrit Avdylaj: Ore ka shkuar në Fermë të Sukthit, ka shku tu vënë gjoba. Se nuk është Gjushi këtu, është me Edin në Zvicër, a më kupton? Se s’kam me ça ashtu
Elton Arbana: S’ka ndonjë emër konkret? Ke ndonjë emër?
Astrit Avdylaj: Kujt konkret?
Elton Arbana: Domethënë kujt i ka vënë, që ti them i ke vënë këtij personi
Astrit Avdylaj: Thuj i ke vënë atij në fermë thuaj dhe ke bërë gabim edhe kthej gjobat thuaj, mos vej gjoba thuaj. Se nuk është Gjushi aty…. a më kupton?
Elton Arbana: Ja ta marr tani direkt
Astrit Avdylaj: Edhe tu bë gabim thuj, or pis thuj. S’du me e marr vet në telefon.
Elton Arbana: E marr unë, e marr unë. Po e more vesh që para 1 jave që më hoqën.
Astrit Avdyli: Unë nuk e di o vëlla. Kush, kur si qysh tek?
Elton Arbana: Më hoqën pra. Unë isha tek INUK edhe ndërhyna për këto gjëra, edhe më shkarkuan.
Astrit Avdyli: Unë nuk e di, por ma lajmëro një çik këtë. Thuj që ke bërë gabim që ke shkuar aty në fermë, se është Vangjushi sot me Edi Ramën në Zvicër dhe unë s’kam ku me e ashtu…
Elton Arbana: E marr unë direkt tashti
Astrit Avdyli: Mirë pra faleminderit.

Përgjimet MES Avdylajt dhe drejtorit të UKT-së Shijak:

Në përgjimit e radhës të publikuar sot nga gazeta e njohur gjermane “BILD”, shfaqet kreu i bandës kriminale të Shijakut, Astrit Avdylaj duke folur edhe me të tjerë zyrtarë të Partisë Socialiste. Në këto përgjime flitet për shit-blerjet e votave në zgjedhjet e 2017-ës ndërsa Astrit Avdylaj, duke i kërkon Ivo Doçit, drejtorit të UKT-së të Shijakut, listën e punonjësve, sipas tij që janë mbështetës të PD, të cilëve përmes presionit të vendit të punës duhet të votojnë për PS.

Astrit Avdylaj: Mirëmbrëma, Astriti jam si ia çove?
Drejtori i UKT: Astrito si je?
Avdylaj: Isha cik te ai në Durrës, me Arbanën dhe nesër kur të kesh kohë ti du me fol cik, me pas listën që ke kundër dhe atë të PD, të gjithë emrat që ke kundër.
Drejtori i UKT: I kam nda unë i ke gati komplet i kam bërë më parë.
Astrit Avdylaj: Kur të kesh kohë, duhet me i thirr që ti tundim nga një cik, o te puna o të na japin votën, o të ikin te shpia
Drejtori i UKT: I kam nda unë, komplet, edhe kush ka qenë në punë.
Astrit Avdylaj: Duhet me i qeth me një fjalë se duhet?
Drejtori i UKT: Patjetër!
Avdylaj: Mirë pra, na fal.
Drejtori i UKT: Ca thu mo burrë, natën…

https://www.bild.de/video/clip/albanien/albanien-mafia-einfluss-62397012.bild.html?fbclid=IwAR2bG4fNDsSuZLVQMYPGyvhgAE1JmQMywpx3Ezzlx75bgjw2LDr9i1xFwA8

SHKARKO APP