BKH dhe policia kontrolle në banesën e Ahmetajt dhe ish-bashkëshortes

Byroja Kombëtare e Hetimit ka zbarkuar mbrëmjen e sotme (9 mars) në banesën e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Byroja Kombëtare e Hetimit është duke zbatuar vendimin e gjykatës së posaçme për kontroll.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se janë sekuestruar dokumenta pronësie në emer të ish bashkeshortes, tituj pronësie të cilat vlejnë për hetimin ndaj tij si ish-zëvendëskryeministër.

Ndërkohë gjatë kontrollit në dhomën e gjumit të banesës janë sekuestruar edhe një shumë parash në valutë të huaj, e cila i kalon vlerën e 40 milion lekëve.

Kujtojmë që SPAK po heton rolin e tij në aferën e inceneratorëve, por vetë Ahmetaj ka mohuar se është i përfshirë në aferë.

Ndërkohë pak ditë më parë në një intervistë, Ahmetaj tha se Rama po bën rolin e gjykatësit.

Ndërsa sot, kryeministri Rama komentoi këto deklarata të Ahmetajt duke thënë: “Nëse unë do kisha bërë rolin e gjykatësit gjërat do të kishin qenë shumë më keq pë rata që duan që unë të bëj gjykatësin”.

SHKARKO APP