Bledi Çuçi zgjidhet kryetar i grupit parlamentar të PS. Blendi Klosi sekretar i Përgjithshëm, i përkohshëm

Në mbledhjen e Asamblesë së PS kanë ndodhur disa ndryshime të paparashikuara.

Edi Rama ka propozuar Çuçin për të marrë drejtimin e grupit parlamentar socialist. Dhe u zgjodh Çuçi.

Më herët këtë detyrë e ka mbajtur Taulant Balla, i cili pasoi Çuçin në postin e Ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë një lëvizje e beftë dhe e paparashikuar ka ndodhur me Damian Gjiknurin.

Blendi Klosi është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm, i përkohshëm, pra deri në muajin shtator. Kështu mësohet se është thënë në Asamble.

SHKARKO APP