FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Blinken: Mbështesim RMV dhe Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE

Pas miratimit të propozimit francez nga parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka ardhur edhe reagimi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Blinken shkruan se SHBA mirëpret miratimin e parlamentit maqedonas.

Ndër të tjera, ai shkruan se mbështesin Maqedonisë e Veriut dhe Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin votën parlamentare të Maqedonisë së Veriut për të avancuar në rrugën e saj drejt BE-së, në përputhje me vlerat dhe aspiratat e qytetarëve të saj. Ky është një moment kritik për Evropën. Ne mbështesim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ndërsa ato ecin përpara në procesin e anëtarësimit në BE”,-shkruan Sekretari amerikan i Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?