Blushi: Fajtorët për vonesat në integrimin e vendit në BE janë në Tiranë
Deputeti Ben Blushi doli para pak minutash në një konferencë për shtyp në selinë e partisë LIBRA duke akuzuar klasën politike vendase për vonesa në rrugën e integrimit të vendit.
“Sot ka më shumë mjegull se një javë më parë për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe pas një jave ndoshta do të ketë më shumë mjegull se sot. Për fat të keq, partitë e vjetra që mbajnë përgjegjësi për këtë”, – tha ai.
Blushi tha se fajtorët për mjegullën në rrugën e anëtarësimit në BE janë në Tiranë dhe jo në Bruksel për korrupsionin, kanabizimin e vendit si edhe vonesat me Vettingun.
KOHA JONË SONDAZH

