Tedi Blushi i përgjigjet Ramës: “Gruaja e Bilalit” do takohet shumë shpejt me popullin!

Tedi Blushi, Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta ka reaguar ndaj deklaratave që Edi Rama bëri sonte në emisionin “Real Story” kundër kreu të shtetit.

Rama ironizoi deklaratat e Presidentit për reagim qytetar kundër grushtit të shtetit të Rilindjes, duke thënë se “ku e ka popullin ai (Presidenti) në Whatsapp?”. Sipas Edi Ramës në popull nuk ka asnjë frymë reagimi kundër qeverisë.

Në intervistën që dha për emisionin “Real Story” Kryeministri Edi Rama foli edhe për akuzat e fundit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili ka kërcënuar edhe me shpërndarje Parlamenti, duke përmendur shpesh grushtin e shtetit. Rama tha se nuk i ka ndjekur zhvillimet e fundit politike, duke shtuar se “nga Meta pret gjithçka”.

“Sinqerisht nuk kam asnjë të dhënë nga klima politike në Shqipëri, në këtë Shqipërinë e 1 km katror nga Presidenca te SHQUP. Nuk kam të dhëna të veçanta, por nuk kam asnjë çudi, janë situata ciklike që shfaqen hera-herës. Thjesht ndryshon teksti i këngës, por muzika është po ajo”, – tha Rama.

“Presidenti ka thënë se Parlamenti do vetëshpërndahet? Fallxhorët i ka Presidenti, unë nuk hedh fall. Nuk kam asnjë surprizë, nga Presidenti pres gjithçka, nuk çuditem fare. Edhe sikur të deklarojë mbylljen e gjithë kufijve.

Ka qenë presidenti më i mirë i mundshëm për opozitën, por për Shqipërinë jo fatkeqësisht. Ku e ka popullin ky, në Whatsapp? Tani të lutem, është shumë më i rëndësishëm Zaho dhe ditëlindja e vajzës, sesa kjo temë” – tha Rama dhe u largua nga emisioni.

Pas kësaj deklarate, Blushi shprehet hidhur ironikisht në Facebook: “Gruaja e Bilalit” do takohet shumë shpejt me popullin!”.

“Gruaja e Bilalit” është nofka që përdoret për Edi Ramën pas skandalit në SHBA, ku për të realizuar një foto me Barak Obamën pagoi 80 mijë dollarë dhe siguroi biletën për në takim duke përdorur emrin e gruas së Bilal Shehut. Bilal Shehu biznesmeni shqiptaro-amerikan që futi Ramën në takim u dënua me burg në SHBA.

SHKARKO APP