Blushi ironi me PPP: Ky buxhet është t’i bësh “pipinë” Shqipërisë

Deputeti i LIBRA-s, Ben Blushi e ka kritikuar ashpër projektbuxhetin e qeverisë për vitin e ardhshëm.

Ai tha se ky buxhet iu merr para të varfërve dhe ua çon të pasurve. Po gjatë fjalës së tij, nuk ka munguar edhe një ironi me koncesionet ose Partneritetet Publik Privat, PPP.

Blushi tha se buxhetit i mungojnë politikat për punësimin, varfërinë arsimin, bujqësinë dhe shëndetësinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kush është politika themelore e këtij buxheti a mund ta thotë kush? Politikë elektorale, duke u dhënë pensionistëve nga 3 mijë lekë. Ky buxhet u merr më shumë të varfëve se sa të pasurve”, tha Blushi. Themeluesi i LIBRA-s, shtoi më tej se barra fiskale në këtë vend rëndon më shumë mbi ata që kanë një punë se sa mbi ata që bëjnë biznes, duke thënë se raporti është 2.3% me 1.8% e buxhetit. “Ky buxhet jo vetëm i merr më shumë para të varfërve por edhe paratë që ua merr atyre ua çon të pasurve. Tendencë monopoliste. E dini ju kush taksohet më shumë dhjami apo trurin? Të taksosh dhjamin do të thotë të taksosh më shumë atë që ka më shumë. Ndërsa të taksosh trurin atë që ka mësuar më shumë dhe që punon më shumë. Më shumë paguan CEO-ja i një koncesionari se koncesionari. Si po e shpërndani, ku shkojnë këto para? Tek të pasurit fatkeqësisht. Do dal tek koncesioni që ju e quani PPP, që s’më pëlqen fare se është ajo shprehja ‘t’i bësh pipin baçes’, edhe në këtë rast t’i bësh ‘pipin Shqipërisë’. Ju paguani më shumë për koncesionet se për studentët. 7.2 mld për 8 koncesione dhe 6.6 mld për 160 mijë studentë”, tha Blushi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por përkundër faktit të rritjes së koncesioneve, Blushi tha se nuk ka asnjë përmirësim në shëndetësi, duke treguar edhe historinë e një miku.

Blushi foli dhe për ligjin e importit të mbetjeve duke thënë se me miratimin e këtij ligji do të rritet akoma edhe më shumë vdekshmëria nga kanceri që ka arritur rekord për 1 mijë banorë.

Për rritjen e vdekshmërisë edhe në mosha të reja nga kanceri, Blushi tha se ndikon edhe ushqimi që importohet në vendin tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?