Blushi: Europa s’ka besim tek ne. Bumçi: PD s’e ndikon dot Merkelin, ndryshe Rama s’do ishte aty
“Pse nuk na pranon Europa?” Kjo është tema e emisionit “Arena” me gazetarin Dritan Hila ne “Ora News”.
Për deputetin Ben Blushi, procesi i integrimit po shitet nga partitë në pushtet e shesin si medalje elektorale.
Blushi: Kjo është një nga gjërat që e ka penguar integrimin, pra nevoja e partive në pushtet për ta shitur si medalje elektorale procesin e integrimit dhe askush nuk merret realisht me integrimin e vendit, merren kush e ka fajon.
Pra kjo është një garë kush vonon më shumë dhe jo kush shpejton më shumë. Klasa politike nuk po gjen konsensusin e duhur për të përshtat reformat me ato të BE.
Reforma në drejtësi, e cila është kryer vetëm në letër, dekriminalizimi një process gjysmak, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reforma zgjedhore.
Reforma zgjedhore e cila nuk është bërë për shkak të të dyjave palëve. Do të shkojmë në këto zgjedhje pa reformë zgjedhore.
Pas një jave Presidenti do të shpalle datën e zgjedhjeve. Pra do të shkojmë në zgjehdje ku me para të zeza mund të blihen zgjedhje.
Edhe reforma e administratës që është e politizuar. Këto janë 5 prioritetet. BE flet në emër të shqiptarëve.
Kjo klime politike nuk është e favorshme, kjo zhurmë jehon edhe në Bruksel. Nëse ne nuk kemi një datë, ky process do të jetë shumë i gjatë.
Bumçi: Nëse opozita në Shqipëri është kaq e fortë sa të ndikojë kancelaren Merkel, Rama nuk do të qëndronte një ditë në karrigen e tij.
Hila: E ndjeni si një fitore tuajën?
Bumçi: Unë mendoj se çfarë ka ndodhur është rrjedhojë e qeverisjes. A është lajm i keq që ne nuk marrim negociatat?
Po, por është lajm i keq që vjen nga lajmi i keq qe vjen nga droga. A është lajmi i keq që zgjedhjet preken? Po. Të gjitha këto lajme të këqija sjellin lajmin e keq që nuk hapen negociatat.
Është pasojë e kësaj qeverisje dhe kushtet ti marrim me radhë. në 2014 vendi mori statusin, pas këtij lajmi të mirë cfarë ndodhi? Zgjedhjet e 2015 ishin të mira? Jo.
Atëherë dolën ambsadorët dhe tanë që mos kandidojnë kandidatë me të shkuar kriminalë.
Blushi: Kanabizimi, para dy orësh BBC pasqyroi dokumentarin e prodhimit të kanabisit. Ne eksportojmë ose drogë ose materiale njerëzore dhe mendon se Europa nuk e shikon dhe duhet të na tolerojë ne. Kjo shpjegon edhe ftohtësinë e Merkel, e cila nuk mund ta imagjonojë dot se si vendi lider i BE nuk është e ndikuar nga çka nodhi në Tiranë dhe ishte naïve të sulmosh një deputet të Bundestagut sikur është ai fajtor. Unë nuk mendoj se PD ka aq fuqi sat ë korruptojë një deputet të nivelit kaq të lartë. Ti thuesh një deputeti gjerman që është korruptuar nga Lulzim Basha, unë nuk e imagjinoj dot. Nuk po flasim për një deputet rumun.
Në këtë klimë të ashpër ne kemi bërë një propozim, duke qënë të bindur se palët nuk do ta merrnin parasysh. Mund të ketë një pakt për Europën, është shumë e mundur që Vettingu të hyjë në fuqi shumë shpejt. Është shumë e mundur që reforma zgjedhore të kryehet shumë shpejt. Në çfarë aspekti? Të ketë kufizim të financime të partive politike, të ketë ndryshim të mënyrës si numërohen votat. E di kush e tradhëtoi reformën zgjedhore? Opozita. Opozita braktisi kauzat e veta.
Bumçi: Nuk është e vërtetë
Blushi: Foli për votimin elektronik, nuk flet më. Ju e tradhëtuat reformën zgjedhore për të krijuar alibi, e futët në sirtar dhe ju e dini për çfarë arsyesh. Ne të kemi një agresion policor, kulturor, dikush tha ushtarak, por unë nuk jam deri aty kundër kultivimit të kanabisit. Tani nuk ka më vlerë sepse në dhjetor nuk kultivohet më kanabis, por do të na përsëritet në mars, prill në kulmin e zgjedhjeve do flitet vetëm për këtë punë dhe nuk do të flitet për premtime elektorale.
Edhe procesi i dekriminalizimit duket të kishte më shumë gravitet u tradhëtu. Kryetari i Bashkisë së Kavajës është në punë. Kush e beson? Një njeri që u akuzua nga Europa për 3-4 shkelje, ky njeri është në detyrë dhe më e keqja është se ai mund të merrte pafajësinë, por më e keqja është se partia, qeveria i doli në mbrojtje.
Të gjitha këto, dekriminalizimi, dekanabizimi, reforma zgjedhore, procesi i vettingut, reforma nëadminsitratën publike mund të ktheheshin një një pakt të madh për Europën ku palët të uleshin dhe ti vinin në funksion të integrimit.
Vendet europiane këtu nuk i besojnë palëve. Nuk kanë besim tek ne.
Bumçi: Nuk mungon vullneti nga BE, pavarësisht problemeve dhe ne ato nuk i zgjidhim dot, por procesi i Berlinit, angazhimi i Merkel me Shqipërinë, të takosh 6 herë kryeministrin tregon angazhim dhe kur një process dështon dështon sepse ka gjëra të rënda jo gjëra të vogla, dhe ato gjëra i tha Krichbaum. Krichbaum nuk është deputet, por përfaqësuesi i Merkel në Tiranë dhe tha janë 7 çëështje. E njëjta gjë i është bërë edhe Serbisë.
KOHA JONË SONDAZH

