Blushi: Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje pa reformë elektorale. Ja 7 pikat që propozon LIBRA

Deputeti i LIBRA-s, Ben Blushi ka paraqitur sot një Paketë për Demokracinë me 7 pika për reformën zgjedhore. Blushi tha sot se nuk ka asnjë produkt dhe amendament të paraqitur për reformën pavarësisht se ka skaduar afati i komisionit.

Sipas tij, si Rilindja ashtu edhe PD sabotuan votimin e emigrantëve, numërimin elektronik si dhe kontrollin financiar të partive.

Blushi theksoi më tej se vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje pa reformë zgjedhore, por bën fajtore edhe opozitën se tradhtoi kauzën e vet për më shumë cilësi në zgjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

DEKLARATA E BLUSHIT
PROPOZIME PËR NJË REFORMË POLITIK
Sot në datën 9 dhjetor ka skaduar afati i Komisionit të Reformës Zgjedhore, pa asnjë produkt dhe pa asnjë amendament të paraqitur.
Respektivisht, Rilindja dhe PD sabotuan votimin e emigrantëve, numërimin elektronik si dhe kufizimin dhe kontrollin e financave të tyre. Ndërkohë, Komisioni Europian i ka përcaktuar zgjedhjet si një kusht për integrimin europian të vendit, i cili u theksua edhe nga kancelarja Merkel para disa ditësh.
Është hera e parë që rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje pa reformë zgjedhore. Zakonisht janë qeveritë ato që nuk duan reformë zgjedhore, por këtë herë edhe opozita e tradhtoi kauzën e vet për më shume cilësi në zgjedhje.
Në këto kushte, LIBRA po përgatit disa propozime në formë amendamentesh.
LIBRA do të bëjë publike shumë shpejt një Paketë për Demokracinë, e cila parashikon më shumë demokraci direkte si dhe disa ndryshime në sistemin tonë politik.
LIBRA është e vendosur për:
1. Garantimin e votës së emigrantëve shqiptarë;
2. Komisione zgjedhore të depolitizuara;
3. Kontroll dhe audit ndërkombëtar të financimit të partive politike;
4. Numërim elektronik të votës;
5. President nga populli;
6. Parlament më të vogël, me 100 deputetë;
7. Lehtësim të procedurave kushtetuese për referendum popullore

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?