Bode rrëzon buxhetin e Ramës: I hoqe taksën biznesit të vogël, po i dyfishove taksat lokale
Ridvan Bode, ish-kreu i Financave të Shqipërisë në qeverinë “Berisha” i ka kundërshtuar duke i analizuar një për një deklaratat e Kryeministrit Edi Rama për çdo fushë të ekonomisë gjatë shqyrtimit të projekt-Buxhetit të vitit 2017 ën Kuvend.
Vetëm për ish-të përndjekurit, Bode i kujtoi Ramës se ishte angazhuar t’i dëmshpërblinte, mirëpo kishte zgjedhur ta bënte këtë me atë pakicë që ishte gjallë, 6 – 7 mijë persona, pasi natyrisht, kjo ishte më e thjeshta, ata ishin pak, duke lënë në harresë dhe pa dëmshpërblyer trashëgimtarët e atyre që vuajtën më shumë, që vdiqën e u vranë në burgje.
“Madje, Rama, edhe për këta të gjallët që kishte marrë përsipër, ka dhënë vetëm 2 këste,” theksoi Bode.
Bode po ashtu rrëzoi pretendimet e Ramës për akcizën, taksat, çmimin e karburanteve në tërësi e në veçanti në bujqësi; rrëzoi pretendimet për heqjen e taksës për biznesit të vogël apo hapjen e 300 mijë vendeve të punës etj.
Ish-ministri tha: “Sot biznesi i vogël paguan në formën e taksave lokale, të shërbimit, tarifave të bashkisë, reklama, pastrim etj. dy herë më shumë se ç’paguante më parë. Dhe kjo është ajo “zeroja” e Kryeministrit,” tha Bode.
Deputeti demokrat Ridvan Bode ka ironizuar kreun e qeverisë për shifrat që reklamoi mbi pr/buxhetin 2017.
Sipas Bodes, Rama nuk ka mbajtur premtimet që u ka bërë shqiptarëve.
“E di që ju del në ëndërr qeveria e mëparshme pasi nuk iu afruat as në ëndërr arritjeve të saj.
Zoti kryeministër keni për detyrë ndaj shqiptarëve të mbani premtimet që u bëre shqiptarëve.
Nuk e hoqët TVSH që premtuat. U dhatë karamele dhe limonatë, qoftë pensionistëve, qoftë atyre me ndihmë sociale.
Këto janë mallrat e shportës dhe duhet ta kishit bërë për çdo vit. Karamele elektorale sot me rastin e prezantimit të buxhetit.
Nga 70 lekë taksa e qarkullimit, shtuat dhe 240 lekë të tjera.
Thatë do rrisim mirqënien. Por a dini të bëni llogari z kryeministër, a dini të bëni statistika?
Po kështu dhe papunësia, dhe ky është niveli më i lartë i papunësisë që është hasur ndonjëherë”- tha Bode.
KOHA JONË SONDAZH

