Bora Muzhaqi: Janë 90 minutat e fundit, sa një ndeshje futbolli. Dilni dhe votoni!

Selia e Partisë Socialiste të Shqipërisë, deklarata për mediat, Bora Muzhaqi:

Janë edhe 90 minuta, një ndeshje futbolli për ata që sot si çdo të dielë ka ndjekur kampionatet dhe që besoj tanimë s’ka asgjë më të mirë, se sa të dalin nga shtëpia dhe të votojnë. Edhe ata të Juves që s’kanë votuar ende, s’kanë çfarë shohin deri në darkë, kështu që u bëjmë thirrje të dalin të votojnë!

Janë edhe 90 minuta për gjyshërit e gjyshet që nuk votuan dot sot herët në mëngjes, po edhe për gjithë ata të moshuar, të reja e të rinj, nëna e baballarë, që ende nuk kanë dalë të votojnë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Apeli i Partisë Socialiste është mos i lini këto 90 minuta të ikin pa votuar!

Swiss Digital Mobile Reklama

Duam që ta dëgjojnë të gjithë se kushdo prej nesh që voton, voton edhe për ata që nuk e kanë të mundur të votojnë, sepse janë larg apo sepse janë ende fëmijë, por duan dhe meritojnë një Shqipëri akoma më të mirë.

Vota vlen shumë! Vota vendos shumë! Vota përcakton më shumë se çdo gjë tjetër të ardhmen tonë të përbashkët!

Prandaj në këto 90 minuta të mbetura dilni dhe votoni!

Votoni, votoni, votoni!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?