FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bozdo: Rama ka urdhëruar bllokimin e investimeve në rrugët e kryeqytetit

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Eno Bozdo u shpreh sot se, Kryeministri Edi Rama po vazhdon politikën e bllokimit të investimeve ndaj qytetarëve të Tiranës.

Në një deklaratë per median, Bozdo tha se, “përveç projekteve strategjike, Edi Rama ka urdhëruar edhe bllokimin e investimeve në rrugë, blloqe banimi, shkolla, kopshte dhe çerdhe. Pasi bllokoi çdo investim në vitin 2014 përmes bllokimit të buxhetit i cili u zhbllokua me vendim gjykate, këtë vit Edi Rama ka urdhëruar Thesarin të kthejë pas 39 projekte që lidhen me rikualifikim urban, rindërtim rrugësh, rikonstruksion dhe rindërtim shkollash, kopshtesh dhe çerdhesh”.

Këto investime u shpreh Nenkryetari Bozdo, do të përmirësonin rrënjësisht cilësinë e jetës së mijëra banorëve të kryeqytetit, një pjesë e të cilëve prej 20 vitesh nuk kanë parë investime në zonat e tyre si dhe do të mundësohej  hapja e 2297 vendeve të reja pune.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?