Braçe “ngacmon” Ahmetajn tek Ekonomia, ministri: Mos më ndërpre!
Në komisionin e Ekonomisë, teksa shqyrtohej akti normativ për buxhetin e vitit 2018, kreu i këtij Komisioni Erjon Braçe shtroi disa pyetje për ministrin e Finacave, Arben Ahmetaj që shkaktuan edhe debat mes tyre. Sipas Braçes ka pasur një vonesë në lëvrimin e fondeve dhe dikush duhet të japë llogari për këtë. Braçe kërkoi të dinte se si ka mundësi që të preken fondet e disa ministrive të rëndësishme siç është ajo e Bujqësisë dhe e Transportit. Në një moment replike mes tyre Ahmetaj është dëgjuar teksa i kthehet me fjalët: Mos më ndërpre të lutem
Braçe e ka ndalur vëmendjen e tij tek mirëmbajtja e rrugëve, duke i kërkuar llogari, ndërsa Ahmetaj tha se ishte i hapur të uleshin e të diskutonin në lidhje me këtë çështje.
Pyetja e parë e Braçes kishte të bënte me dhëninen e koncensioneve, a janë dhënë konform ligjit. Ai po ashtu kërkoi të dinte pse kishte rritje fondi për menaxhimin e mbetjeve dhe sekorin e energjisë që ka ecuri të mirë? Braçe kërkoi të dinte pse kishte ulje fondi prej 33 milionë lekësh për stafin e vettingut? Po ashtu donte të dinte pse kishte më shumë leje ndërtimi në Tiranë se në bashkitë e tjera?
Ahmetaj: Zoti Braçe a për dijeninë tuaj zoti Braçe fondi për Bujqësinë nuk është prekur fare përveç pjesës së Berzhit. Investimet e brendshme kanë ecur më shpejt sesa ato te huaja
Braçe: Më intereson të marrë përgjigje për pyetjet që kam bërë
Ahmetaj: 3.3 mld është paketa e solidaritetit që do i ofrohet pensionistëve në fundvit. Të gjitha të dhënat e tjera do t;i dërgoj me email
Madje për të dhëna më të plota, Ahmetaj tha se do t’i dërgonte edhe një email.
Braçe: Cfarë do më dërgosh me email, të dhënat e FMN?
Ahmetaj: Të gjitha të dhënat do t’i dërgoj
Paga mesatare në shtet
Braçe kritika Ahmetajt për shpërblimin e pensionistëve
reu i komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe i ka kujtuar ministrit Arben Ahmetaj premtimin e maxhorancës se shpërblimi për pensionistët në fundvit do shkojë deri në 10 mijë lekë të reja.
Gjatë raportimit të Ahmetajt te Ekonomia, Braçe tha se një deputet merr 10 mln lekë si aksioner, ndërsa diskutimi për pensionistët bëhet për 50 mijë lekë të vjetra.
“Luftë pabarazisë. Është e paimagjinueshme që një deputet si aksioner të të marrë 10 milionë lekë, ndërsa ne këtu flasim për 50 mijë lekë. Kemi premtuar 7-10 mijelë lekë” – shpreh Erion Braçe.
KOHA JONË SONDAZH

