Braimllari: Kjo është protesta më e madhe. Shqipëria është kundër Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, në një prononcim dhënë për mediat, pas nisjes së protestës, u shpreh se qytetarët janë kundër Edi Ramës. Ai tha se pjesëmarrja në protestë po tregon se Shqipëria është ngritur në këmbë kundër kryeministrit dhe kjo është protesta më e madhe kombëtare që është organizuar ndonjëherë.

Si ju duket pjesëmarrja në protestën e sotme?

“Siç e shihni edhe vetë kjo do të jetë një nga protestat më të mëdha të organizuara ndonjëherë nga opozita dhe qytetarët. Këta të fundit po vërshojnë drejtë Kryeministrisë dhe të jeni të bindur që kjo është dhe do të jetë protesta më e madhe e bërë ndonjëherë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si do të zhvillohet protesta sot? Cilët janë skenarët?

Swiss Digital Mobile Reklama

“Për pak minuta ne do t’i drejtohemi kryeministrisë dhe do të merret vesh i gjithë skenari. Më e rëndësishme është që qytetarë nga e gjithë Shqipëria por edhe nga Tirana janë drejtuar Kryeministrisë, edhe pse Edi Rama dhe Sandër Lleshaj kanë përdorur një skemë shumë të turpshme duke gjobitur çdo kompani autobusi dhe shofer, madje duke i bllokuar edhe patentat, prapë së prapë qytetarët i janë drejtuar kryeministrisë sepse tanimë janë të vendosur për të larguar Edi Ramën. Qytetarët janë shumica, Edi Rama është në minorancë. Qytetarët sot protestojnë kundër një kryeministri që mbolli varfëri dhe krim në këtë vend. Qytetarët po protestojnë për ato të rinj dhe të reja, të cilët po largohen nga vendi për shkak të politikave klienteliste dhe kriminale të Edi Ramës, ndaj sot çdo gjë do të jetë e qytetarëve”.

A keni një thirrje, një apel për protestuesit por edhe për qeverinë, e cila në masat që ka marrë në të gjitha protestat e opozitës ka përdorur gaz lotsjellës, gjë që e keni denoncuar edhe ju…

“Sandër Lleshaj dhe Edi Rama të bëjnë kujdes. Të mos provokojnë qytetarët. Sandër Lleshaj e ka kthyer policinë e shtetit në polici politike, ndaj ata do të përgjigjen për çdo provokim dhe çdo ushtrim presioni ndaj qytetarëve. Të jeni të bindur që do të vijë dita që këto qytetarë do t’ia bëjnë gjyqin në shesh Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt, sepse ato po rëndojnë drejtpërdrejtë mbi qytetarët e këtij vendi”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?