Braimllari: Protestë historike, s’ka polici që e ndal uraganin popullor
Sekretari i LSI-së, Endrit Braimllari thotë se protesta e sotme do të jetë historike dhe asnjë skemë e policisë nuk do të pengojë qytetarët të protestojnë Më një intervistë për Ora News, Braimllari tha se nuk ka skemë policie që ndalon uraganin popullor.
“Protesta ka të bëjë me keqqeverisjen. Me taksat e larta, me qytetarët që po largohen nga vendi, si pasojë e mungesës së shpresës. Ne nuk mund të mbetemi peng e krimit të organizuar të Edi Ramës. Qytetarët kanë marrë vetë fatin në dorë dhe uragani popullor do të jetë më i madh.
Nuk ka skemë policie të Sandër Lleshit që ndalon uraganin popullor. Nuk ka skemë të kësaj policie. Kjo është një protestë paqësore, mos provokohen nga policia. Nuk dua të komentoj asnjë deklaratë të ndërkombëtarëve. Në raportin e DASH thuhet është blerë vota në 2017
Nuk vendos me Edi Rama në këtë vend. Rama është në minorancë në raport me qytetarët. Ai është strehuar nëpër bunkerët e Shqipërisë”, deklaroi Brahimllari.
Lexoni edhe
- 5 grupimet që do rrëzojnë Ramën nga kryeministër
- Kohëzgjatjen e protestës e vendosin qytetarët
- Dera e blinduar e Kryeministrisë (FOTO)
- Protesta e opozitës, mijëra qytetarë nisen drejt Tiranës
- Spaho: Sot qytetarët protestojnë paqësisht, Rama të largohet
- Blinda, snajper dhe polici, Rama rikthen gardhin si në kohën e Nanos para Kryeministrisë
Prononcimi i Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Endrit Braimllari para protestës
Z.Braimllari, si do jetë skenari i protestës së sotme?
E para , dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë që tani më janë nisur dhe po i afrohen sheshit përpara Kryeministrisë, protesta do të jetë historike përsa i përket pjesë marrjes, do të jetë një uragan popullor që do të vërshojë drejt kryeministrit për shkaqe që janë thënë dhe stërthënë sepse protesta masive dhe të dhënat që kemi janë më shumë masive në krahasim me 16 shkurtin, kanë të bëjnë me keqqeverisjen e Edi Ramës, kanë të bëjnë me varfërinë që Edi Rama i ka sjellë këtij vendi, kanë të bëjnë me taksat e larta përsa i përket biznesit të mesëm, kanë të bëjnë me qytetarët që po largohen nga vendi, 500 mijë janë larguar, por mbi të gjitha për të rinjtë dhe të rejat që po e lënë vendin si pasojë e mungesës së shpresës së punës në këtë vend, dhe si pasojë e këtij kryeministri që ka degraduar çdo gjë në këtë vend. Ne nuk mund të mbetemi dot peng e krimit të organizuar të Edi Ramës, peng e strukturave kriminale të Edi Ramës, qytetarët tani e kanë marrë vetë fatin e këtij vendi në dorë dhe kam bindjen maksimale që uragani popullor do të jetë i jashtëzakonshëm në raport me protestat e tjera të zhvilluara në këtë vend.
Ju keni kërkuar leje 48 orë për të zhvilluar protestën e sotme, por policia e shtetit ju ka dhënë leje 24 orë?
Nuk ka skemë policie të Sandër Lleshit që ndalon uraganin popullor, tanimë qytetarët e kanë vetë në dorë fatin e tyre dhe protesta do të jetë masive, nuk ka skemë policie të kësaj policie, Sandër Lleshi ka lajmëruar efektivë policie nëpër rrethe që të shkojnë në mëngjes herët që të bllokojnë eksponentë të LSI-së, të Partisë Demokratike, por dhe të opozitës.
Dje ambasada amerikane ka dhënë një deklaratë të fortë kundrejt opozitës duke thënë që ju keni dorëzuar mandatet, lërini ato që janë në Parlament të punojnë…
Kjo është ditë historike për Shqipërinë, sepse protesta është qytetare. Ne kemi porositur strukturat e LSI që kjo është një protestë paqësore, të mos provokohen nga policia, sepse qytetarët e kanë marrë vetë në dorë fatin e tyre. Nuk dua të komentoj asnjë deklaratë të ambasadave sot, sepse sot është një ditë historike. Ka pasur një raport nga Departamenti Amerikan i Shtetit, I cili është shumë I rëndësishëm ku thuhet qartë, është blerë vota në 2017, krimi i organizuar dominon, ka nivel të lartë të mungesës së ndëshkueshmërisë në këtë vend. Dhe këto janë krijuar të gjitha nga Edi Rama.
Dje Kryeministri nga Berati ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme…
Nuk vendos më Edi Rama në këtë vend, ai është minorancë. Populli është mazhorancë, këtë e vendosin qytetarët e Shqipërisë. E shikoni këtë Kryeministër që sa herë ka protesta gjen ndonjë bunker dhe strehohet. Populli e ka marrë vetë fatin e tij. Edi Rama nuk përbën më lajm për shqiptarët.
Do të ketë fjalime politike?
Unë di që rreth orës 11 Sheshi por dhe gjithë rrugët që të çojnë te Kryeministria do të jenë të bllokuara nga një uragan popullor që po vjen nga Shqipëria por që do të jenë kryesisht nga Tirana.
Jeni pajisur me maska kundra-gaz?
Nuk ka gaz helmues që ndal uraganin popullor. Sandër Lleshi t’i bëjë llogaritë mirë sepse po bie pre e Edi Ramës dhe po lan gjithë hesapet që ka Edi Rama me qytetarët. Nuk ka skemë policie që të tremb dhe të largojë uraganin popullor. Ka një ndryshim shumë të madh mes Sandër Lleshit dhe atyre oficerëve të policisë që duan të godasin popullin me policët e ndershëm dhe të thjeshtë që rrinë në rreshtin e parë. Këta policë te thjeshtë nuk përfaqësojnë Sandër Lleshin.
Sandër Lleshin e përfaqësojnë ata policë të cilëve iu jep urdhrin për të hedhur gazin helmues qytetarëve. Por kjo nuk I tremb qytetarët sepse kemi pasur rreth 5 protesta dhe nuk ka përbërë rrezik për qytetarët. Janë marrë të gjitha masat që mos të ketë asnjë skemë policie që të dekurajojë protestën qytetare.
Z.Braimllari ju protestoni kundër Kryeminstrit Rama por nga radhët e LSI-se po marrin mandatet?
Sot është ditë historike për shqiptarët,ne kemi vendosur të lëmë mandatet për tu përgjigjur popullit dhe qytetarëve të këtij vendi,ne jemi me qytetarët e këtij vendi dhe mendoj që masa popullore, përkrahja popullore e opozitës. Është ajo përkrahje që e do vendin larg krimit të organizuar që e do vendin që të dalë nga varfëria, që kërkon që në këtë vend të ketë më shumë mundësi punësimi dhe shpresë për të rinjtë,që kërkon në këtë vend të rinjtë dhe të rejat të mos largohen por të rrinë e të punojnë këtu,që kërkon që një Parlament të mos jetë thjesht një noter i Edi Ramës. Por të jetë Parlamenti i qytetarëve. Ne kemi vendosur të jemi me qytetarët dhe nuk duam që sot ta bëjmë pis këtë protestë të jashtëzakonshme qytetare mbarëpopullore me këto monstra që vendosin të dalin kundra vullnetit të qytetarëve
KOHA JONË SONDAZH

