FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Braimllari: Rama duhet të ishte në burg për aferën tek Unaza, jo Balliu

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, përmes një reagimi në facebook, thotë se në burg për aferën tek ”Unaza e Re”, duhet të jetë kryeministri Edi Rama dhe jo ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu. ”Arreston ish-deputetin Balliu me urdhër politik, vetëm për hakmarrje të Edi Ramës dhe nuk merret me kriminelët dhe banditët që grabisin dhe trafikojnë drogë, duke sjellë destabilitet për Shqipërinë dhe Rajonin”.

Postimi i plotë

Policia politike e Edi Rames dhe Sander Lleshaj procedon njerez te pafajshem, qytetar te ndershem, te vuajtur per shkak te kesaj qeverie.  Arreston ish-deputetin Balliu me urdher politik vetem per hakmarrje te Edi Rames dhe nuk merret me kriminelet dhe banditet qe grabisin dhe trafikojne droge duke sjelle destabilitet per Shqiperine dhe Rajonin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama arreston Klevis Balliun vetem sepse doli ne krah te qytetareve, per te mbrojtur pronen private kunder hajduterise se shfrenuar e te babezitur te kesaj qeverie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nese do kishte shtet dhe instuticione te pavarura sot Edi Rama do ishte ne burg per aferen e me shume se 40 milion euro tek Unaza e Re. E vetmja rruge shpetimi eshte protesta dhe revolta popullore me te ashpra kunder Edi Rames dhe qeverise se tij kriminale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?