FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Braimllari: Rama përmes Sandër Lleshit, kërkon të instalojë në vend juntën ushtarake

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari me anë të një postimi ne rrjetet sociale ka akuzuar ministrin Sandër Lleshi se kërkon të kthejë Forcat Speciale të Ushtrisë në Policë të Shtetit.

Sipas tij, Edi Rama me udhëzimin e Sandër Lleshit për të përfshirë efektivët e forcave speciale të ushtrisë në Policinë e Shtetit kërkon të instalojë në vend juntën ushtarake.

Reagimi i Braimllarit

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama me udhëzimin e Sandër Lleshit për të përfshirë efektivët e forcave speciale të ushtrisë në Policinë e Shtetit kërkon të instalojë në vend juntën ushtarake.
Edi Rama me këtë udhëzim mbyll rrugën për tu bërë pjesë e Policisë së Shtetit studentët e Akademisë së Sigurisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Forcat e Armatosura veprojnë në raste të përcaktuara qartë nga ligji 64/2014 neni 22 për “Përdorimin e forcave të armatosura gjatë gjendjes së jashtëzakonshme”
Përgatitja ushtarake njeh artin e luftës kurse përgatitja e efektivëve të policisë ka të bëjë me parandalimin, zbulimin dhe kapjen e autorëve.
Edi Rama me këtë veprim kërkon të fusë Ushtrinë në Policinë e Shtetit.

Frika nga protestat qytetare i ka hyrë në palcë sepse është i vetëdijshëm që revolta qytetare rëndon drejtpërdrejt mbi Edi Ramën, mbi hajdutërinë, korrupsionin, arrogancën dhe krimin e organizuar që ka suportin e Edi Ramës.
Nuk do ketë skemë ushtarake që do të ndalë revoltën qytetare.

Nesër më datë 5 Mars të gjithë bashkë në protestën qytetare tek sheshi para parlamentit të krimit dhe të hajdutërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?