FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

BREGASI PËR VELIAJN: ERIONI NA KA BËRË PËR VETE. KËTU S’MERREJ VESH Ç’BËHEJ. MINISTRI: DO JAP DORËHEQJEN

 

Sipërmarrësi Luan Bregasi ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës ku ka folur me superlativa për ministrin e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliajn.

“Erjoni na ka bërë për vete, kjo minstri na ka ndenjur në krah. Ndërtoi një marrëdhënie të re me ne. S’e kam parë asnjëherë Erjonin si një qeveritar, por si një djalë të ri komunikues e  të respektuar. Ai futi në këtë mbledhje përgjegjësinë e të raportuarit, futi një koncept të ri në zyrat e punës, se këtu ne vinim, iknim, s’merrej vesh ç’a bëhej”, evidentoi kështu Bregasi punën e Veliajt si ministër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mandej sipërmarrësi kujtoi garën e Veliajt për Bashkinë e Tiranës duke thënë se do i vinte keq nëse ai nuk do mbante më postin e ministrit por tha se bashkëpunimi gjithsesi do të vazhdojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Me Erjonin kemi bërë një punë të mirë, më vjen keq që Erjoni mund të ikë nga kjo ministri por bashkëpunimi ynë do të vazhdojë. Suksese Erjon në garën e re”, përmbylli fjalën e tij Bregasi.

Ministri komunikoi në mbledhje edhe vendimin e tij për t'u dorëhequr nga ky pozicion javën e ardhshme."Pa shumë sentimentalizma vazhdojmë me mbledhjen…", u shpreh ministri pasi komunikoi vendimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?