FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bregu flet për pyetjen ”legjendë”: Ministre në qeverinë Rama?

Ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, u përfol para dhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit, si kandidatura për Ministre e Diasporës ose e Integrimin në qeverinë ”Rama 2”. Kur ka kaluar kohë që nga krijimi i qeverisë, Bregu gjatë një interviste në emisionin ”Oktapod” në Vizion Plus, ka dhënë përgjigjen e saj, duke folur qartë dhe prerë.

”Jo”, pa ironi, duke thënë se prej kohësh asaj virtualisht i “janë dhënë” shumë poste, por asgjë nuk ka qenë e vërtetë. “Nuk ka mbetur pyetje hipotetike që nga presidenti, ministre etj. Unë nuk kam nevojë për asnjë pozicion politik, aq më tepër në forcën kundërshtare, për të bërë një detyrë që e kam bërë me zemër”, tha Bregu.

Në zgjedhjet e 25 qershorit ajo u la jashtë listave për deputetë të PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?