Brenda 100 ditëve edhe portali “Infermierë për Shqipërinë”

Brenda 100 ditëve qeveria do të hapë portalin “Infermierë për Shqipërinë”. Kjo u bë e ditur në Asamblenë Kombëtare të PS-së, nga kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Kreu i qeverisë, Rama tha se të gjithë infermierët do të testohen dhe asnjë parti nuk do të goxojë ti futë apo ti heqë nga puna.

”Nën shembullin “Mësues për Shqipërinë” do të hapet portali për infermierët. Në 100 ditë do të organizohet portali për infermierët. Se dhe infermierët u kthyen në histori të turpshme që nuk ka shtet në botë që e bëjnë. Të gjithë infermierët do të testohen do të marrë kreditet dhe asnjë parti nuk do të guxojë ti heqë nga puna apo ti fusë në punë”,-u shpreh Rama.

Edhe ministrja Manastirliu tha se fokusi në përzgjedhjen e infermierëve do të jetë merita. ”Brenda këtij afati do të përfundojmë procesin e përzgjedhjes dhe rekrutimit të 16 menaxherëve që do të vihen në krye të 16 spitaleve universitare dhe rajonale në gjithë vendin. Ne do të ngremë portalin Infermierë për Shqipërinë, me transparencë dhe fokus mbi meritën, ne do përzgjedhim infermierët më të mirë për sistemin parësor dhe atë spitalor duke i dhënë fund abuzimit, padrejtësisë dhe paanshmërisë në përzgjedhje”,-tha Ogerta Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?