Bumçi: Dy partitë e mëdha duhet të bëjnë një pakt për administratën

Për të ndaluar shkatërrimin e administratës, duhet të krijohet një pakt mes dy partive politike. Ky propozim është bërë nga deputeti i PD, Aldo Bumçi, i cili në emisionin “Arena” në Ora News tha se numri i punonjësve në administratë nuk ndikon në fatin elektoral të asnjë partie. Për Bumçin, çdo parti që vjen në pushtet duhet të heqë nga puna më pak se partia paraardhëse.

Bumçi: Këtu ka nevojë për një pakt kombëtar që ne të ndalojmë këtë histori që ka shkatërruar administratën shtetërore. Mendoj që  këta pakt mund ta bëjnë dy partitë e mëdha, në të cilat votat që marrin nga administrata janë të papërfillshme në numerin total të votave. Në 600 mijë vota ato 5 mijë vota, po i bëjmë edhe 10 mijë por nuk janë aq janë shumë pak në krahasim me…psh PS në ka marrë 700 mijë ne morën rreth 600 mijë.

Ne duhet ta bëjmë këtë pakt, ta ndalojmë këtë rreth vicioz që ka dobësuar qeverisjen, ofrimin e shërbimeve dhe ne nuk jemi të aftë të ulemi të bëjmë një reformë, sepse reformat nuk bëhen vetëm nga ministrat, duhet të kesh të dhëna, alternative, duhet të zbatohen. Me një administratë të shkallmuar nuk bëhen. Kishte dy mënyra, ose cdo qeveri e radhës të hiqte më pak se ajo paraardhësja, pra nëse ne hoqëim 100, Rama të hiqte 90 dhe pastaj kur të vinim ne 80 dhe të vinte duke u konsoliduar. Këtu duhet një pakt politik për ti dhënë fund dhe le të fillojë me aparatin qendëror me 2 mijë persona që jaën ministritë kryresore, 3 mijë persona nuk dikojnë fatin elektoral të askujt dhe mendoj se kjo duhet të ishte zgjidhur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?