Bushati: Kosova, prioritet kombëtar. Nuk duhet të vihet në pikëpyetje vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në një intervistë për “Ora News” ka komentuar procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe idetë që qarkullojnë për shkëmbim territoresh.

Në mënyrë të qartë dhe ndryshe nga linja e kryeministrit Edi Rama, ish-ministri Bushati ka deklaruar se diskutimet mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të hapin çështjen e statusit të Kosovës si dhe të mos vënë në pikëpyetje vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për shpalljen e Pavarësisë.

Lidhur me qëndrimet e klasës politike në Tiranë, Bushati tha se Kosova duhet parë si prioritet kombëtar, por nuk duhet përdorur për fushata elektorale.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për ne është shumë e rëndësishme që të përcaktojmë linjat strategjike, të mos hapet statusi i Kosovës, të mos vihet në pikëpyetje vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare dhe as parimet e Grupit të Kontaktit. Kjo është një çështje e interesit kombëtar, në një parti politike mund të fitohen vota apo të humben vota duke bërë retorike me këtë çështje, por është e një rëndësie kombëtare. Ky do të jetë një proces i vështirë, sfidues, dhe klasa politike duhet të marrë në dorë fatin e saj dhe ne si Tiranë zyrtare na takon që ta mbështesim këtë proces. Ka shumë deklarata kontradiktore jo vetëm në Kosovë, por dhe në Serbi”,- deklaroi Ditmir Bushati.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-ministri i jashtëm mbetet shumë i qartë në raport me Kosovën se sa kryeministri Rama që luan me Vuçiç dhe Thaçin për copëtimin e saj. Bushati duket se është i qartë edhe me situatën politike në Shqipëri, ku opozita ka braktisur parlamentin e krimit e ku ish-ministri shquhet për realpolitikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?