Bushati në Greqi: Hapja e negociatave është vetëm fillimi i një procesi të gjatë

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ndodhet në Greqi, ku po merr pjesë në një takim me grupin e Vishegradit.

Në fjalën e tij, Ministri Bushati nënvizoi nevojën e shkëmbimit të mendimeve midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përgjegjësinë e tyre në formatimin e së ardhmes së përbashkët në familjen evropiane. Duke e vënë theksin te rëndësia e një bashkëveprimi të përforcuar mes të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së, Ministri evokoi rëndësinë e zhvillimeve të reja për fuqizimin e perspektivës evropiane të rajonit, pas publikimit të Strategjisë së KE-së dhe pritshmëritë në kontekstin e Samiteve të ardhshme të Sofjes dhe Londrës.

Ministri Bushati vlerësoi se procesi i zgjerimit duhet të jetë një proces i dyanshëm jo vetëm në aspektin gjeopolitik por edhe ekonomik. Në këtë kuadër ai nënvizoi rëndësinë e reformave strukturore ekonomike në funksion të ngushtimit të hendekut zhvillimor që qëndron mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Negociatat do të na drejtojnë në kahun e transformimit evropian që kemi ndërmarrë. Ne jemi të vetëdijshëm se hapja e negociatave është vetëm fillimi i një procesi të gjatë dhe sfidues të të mësuarit, por ne duam ta përdorim këtë kohë për ta shndërruar më tej vendin tonë dhe për t’i sjellë qytetarët tanë më afër Evropës”, u shpreh Bushati duke iu referuar rekomandimit të fundit të Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri Bushati vlerësoi se çdo diskutim mbi të ardhmen duhet të përqendrohet tek “e ardhmja e brezit të ri”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?