FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bushati: PS ka vdekur, po fsheh arkivolin

Placeholder Image

Analisti Andi Bushati i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 komentoi gjerë e gjatë situatën politike në vend. Në një kohë që opozita e bashkuar ka paralajmëruar protesta të vazhdueshme, ndërsa PS mbledhjen e Kongresin, Bushati shprehet se pavarësisht se përflitet prania e Fatos Nanos në Kongres, PS nën drejtimin e Ramës është një parti e vdekur.

Prisni të ndodhë gjë në kongresin e PS, ku i ftuar pritet të jetë Fatos Nano? Prisni të japë mesazh?

Mund të ndryshojë aq sa ka ndyshuar në kongreset e PS për sa kohë e drejton Edi Rama. Tani kemi një parti të vdekur që për të fshehur arkivolin e saj bën show.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çfarë prisni të ndodhë për garën për kryeprokuror?

Swiss Digital Mobile Reklama

Kemi dy mënyra çfarë mendojmë dhe çfarë ndodh. Pres rikonfirmimin e Arta Markut. Problemi është a duhet të rikonfirmohet? Për mua as nuk duhet të kandidonte sepse ka marrë vulën si kandidate e PS. Një njeri normal thotë: Jam njeri me intigritet moral, mos më përdorni për t’i thyer hundën.

Ky është guri i provës, sot këta shqiptarë duhet të presin dhe duhet të thonë që gjithë kjo lojë është bërë që kryeprokurorin ta zgjedhë Edi Rama dhe Ulsi Manja. Prandaj them që është një gur prove. Ata njerëz që kanë iluzione mund të shohin këtë provë nga anon e famshmja drejtësi.

Sa herë Rama ndodhet buzë humnerës, shfaqet ish-kryetari Fatos Nano

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?